Ndihet mungesa e mjekëve në Gjermaninë Lindore | Gjermania | DW | 25.08.2005
  1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Gjermania

Ndihet mungesa e mjekëve në Gjermaninë Lindore

Sipas të dhënave të Shoqatës së mjekëve anëtar të arkës së sigurimit shëndetësor, në Gjermaninë lindore ndihet gjithnjë e më shumë mungesa e mjekëve. Në pesë vitet e ardhshme 40 deri në 50 përqind e mjekëve të familjes do të mbyllin ordinancat e tyre në landet e reja federale. Mjekët të cilët ndodhen në prag të pensionit nuk arrijnë të gjejnë kolegë të rinj që do të merrnin përsipër të vazhdojnë punën në ordinancat e tyre. Mjekët në landet e reja gjermane ankohen se edhe pse punojnë më tepër se kolegët e tyre në pjesë tjera të Gjermanisë paguhen më pak se ata. Si duket puna e përditshme e një mjeku familje në provincën gjermanolindore dhe çfarë pasojash ka mungesa e mjekëve tek

njerëzit, informon Christopher Brott.

Në Pajtz, në afërsi të Kotbusit në Brandenburg ka ende mjekë familje. Janë gjithsejt pesë të cilët përkujdesen për qytezën Pajtz, për të rinjë e për pleq. Por kjo do të ndryshoj së shpejti. Në muajt e ardhshëm tre prej pesë këtyre mjekëve në Pajtz sipas të gjitha gjasave do të mbyllin ordinancat e tyre - për shkak të vjetërsisë dhe në mungesë të mjekëve të rinj.

Gudrun Trebe është një prej tyre. Ka dyzet vjet që ajo punon në Pajtz, i njeh njerëzit dhe njerëzit e njohin atë. Kush troket në derën e ordinancës së saj, Gudrun Trebe e përshëndet me emër.

Në bisedat e saj me pacientë, thotë ajo, nuk flitet gjithnjë për sëmundjet por shpesh edhe për pushimin e fundit, për familjen, për fëmijët - për jetën e përditshme. Këtë detyrë 67 vjeçarja dëshiron t'ia kaloj një mjeku të ri. Por deri tani një i tillë nuk është gjetur. Ka dy vjet që ajo kërkon por pa sukses. Në Pajtz, siguron Trebe nuk mund të qëndroj problemi. Ajo dyshon se shkqet janë tjera:

"Kolegët e rinj qëndrojnë më me dëshirë në klinika për shkak se atje nuk kanë shumë përgjegjësi. Atje kanë kryemjekun dhe shefin dhe për asgjë nuk duhet të vendsin vet. Po ashtu kanë shërbimin dhe të ardhurat e caktuara. Tek ne gjendja paraqitet pak më ndryshe: viteve të fundit janë bërë aq shumë shkurtime financiare sa që nuk është fare fitimprurëse të punosh si mjek i përgjithshëm në një ordinancë", sqaron Trebe.

Fillimisht para dy vitesh Gudrun Trebe ka kaluar në ordinancën e re. Dhomat janë me dritë dhe muret e ngjyrosura me një të verdhë të çelët. Në recepcion qëndrojnë Kati dhe Antje, të dyja motra medicinale. Edhe ato do të mbesin pa punë nëse Gudrun Trebe nuk do të arrij të gjej një pasardhës. Edhe fati i tyre e brengos atë njëjtë si ai i pacientëve.

"Nëse ne mjekët këtu në Pajtz ndërprejmë punën dhe nuk gjejmë mjekë të rinj ta vazhdojnë atë, atëherë të gjithë pacientët tanë me siguri që do të duhet të udhëtojnë për një vizitë mjekësore në Kotbus. Dhe kjo për shumicën paraqet një problem: të vjetërit nuk janë gjendje të shkojnë atje ndërsa disa më të rinj por që janë të papunë nuk kanë të holla ta bëjnë shpesh këtë rrugë. Poashtu ata nuk do të jenë të sigurtë që në Kotbus do të arrij të gjejnë rregullisht një termin të lirë te ndonjë mjek", sqaron Gudrun Trebe.

50 deri në 60 njerëz kontrollohen në ditë në ordinancën e zonjës Trebe. As ata nuk e dijnë se çfarë i pret në të ardhmen:

"Eshtë shumë vështirë, kur kjo nuk do të jetë më unë nuk e di se ku do të shkoj. Në Kotbus? Atje nuk mund të shkoj - unë nuk kam makinë. Ndërsa me autobus është shumë e papërshtatshme", thotë një paciente.

"Kjo do të thotë problem për ne. Nëse mjekja ndërprenë punën do të më duhet të kërkoj një tjetër dhe unë nuk e dis e kend. Problemi është se të gjithë janë të stërnagkruar. Ata nuk pranojnë më pacientë të rinj. Siç duket në të ardhem nuk do të shkojmë më fare tek mjeku", shton një pacient tjetër.

Sipas pikëpamjeve të Gudrun Trebe politika është duke injoruar mungesën gjithnjë e më të madhe të mjekëve të familjes në provincën në lindje të Gjermanisë. Edhe gjatë studimeve të mjekësisë duhet të mirret në konsideratë profesioni i mjekut të përgjithshëm.

"Do të dëshiroja që edhe kolegët e rinj të dërgohen për praktikë në ordinancat tona, që ata të shohin se çfarë i pret këtu, se çfarë mundësish dhe rrethanash kanë të punojnë çka ndoshta shumë do t'i motivonte që të vendosin të punojnë edhe në zonat rurale", thotë Trebe.

Kjo për faktin, vazhdon ajo se edhe pse ordinancat e tilla nuk janë më miniera ari, profesioni sjell kënaqësi:

"Edhe pse shpesh është pikëlluese dhe shpesh konfrontohemi me raste të rënda, kemi edhe kohë dhe orë të mira. Pacientët janë mirënjohës dhe na shpërblejnë duke na sjellur herë një buçetë me lule, herë një copë ëmbëlsirë. Natyrisht se kjo nuk është kusht por patjetër që është një motivim i ri. Unë shpresoj ende, 80 përqind që megjithatë do të gjej një kolegë të ri që do të vazhdoj punën në ordinancën time".

Gudrun Trebe edhe më tej do të kërkoj dhe shpresoj se do të gjej një pasardhës që do të përkujdeset në të ardhmen për pacientët e saj. Dhe natyrisht që ajo i gëzohet pensionit të merituar. Se a do ta gëzoj atë në Pajtz apo dikund tjetër, nuk e ka vendosur ende. Në një prej mureve të ordinancës së saj - përballë recepcionit qëndrojnë të varura panorama në vende të ndryshme të botës si nga India, Zelanda e re apo Brazili. Këto janë vende për të cilat ëndërron Gudrun Trebe.

  • Data 25.08.2005
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/Ar2y
  • Data 25.08.2005
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/Ar2y