NATO e shqetësuar për ndërprerjen e marrëveshjes për armët konvencionale nga Rusia
8 Nëntor 2007Reklamë
NATO ka shprehur shqetësim për hapin e fundit të Rusisë për nderprerjen e së ashtuquajturës marrëveshje për armët konvencionale. Nga Brukseli bëhet e ditur, se shtetet anëtare të aleancës nuk e shohin me mirëkuptim daljen e Moskës nga marrëveshja. Ajo është një nga shtyllat kryesore të arkitekturës së sigurisë. Dhoma e poshtme e parlamentit rus kishte vendosur më parë njëzëri për ndërprerjen e marrëveshjes për armët konvencionale në Evropë. Ajo përcakton kufirin maksimal për tanket, artilerinë dhe aviacionin. Hapin, me të cilin kërcënon që prej muajsh presidenti i Rusisë, Vladimir Putin në konfliktin për mbrojtjen antiraketore amerikane, duhet ta aprovojë edhe dhoma e dytë e parlamentit, këshilli federativ, si dhe Putini.