Në vjeshtë pritet ndalimi i pirjes së duhanit në restorante | Gjermania | DW | 26.02.2007
  1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Gjermania

Në vjeshtë pritet ndalimi i pirjes së duhanit në restorante

Mundësi përjashtimesh në dy lande për 'restorante duhani'

default

Në Gjermani pirësve të duhanit po u vjen rrotull. Të 16 landet janë marrë vesh dhe duan t'i mbrojnë shumë më mirë në mjediset publike personat që nuk e pijnë duhanin.

Njerëzit në Gjermani duhet të përgatiten për një ndalim të tërësishëm të duhanit në të ardhmen, sepse të gjithë 16 ministrat e shëndetësisë të landeve u morrën vesh për një ndalim të përgjithshëm dhe të njësuar të duhanit edhe në restorante dhe diskoteka. Por në raste përjashtimi mund të pihet ende duhan në dhoma të ndara. Shkeljet do të ndëshkohen në të ardhmen si kundërvajtje.

Vetëm landet Saksonia e Ulët dhe Renania Veriore - Vestfalia i rezervojnë vetes të drejtën që të verifikojnë nëse restorantet mund të deklarohen edhe si restorante në të cilat pihet duhani. Ministrja për çështjet sociale e landit të Saksonisë së Ulët Mechthild Ross-Luttmann i deklaroi si sukses të madh vendimet.

"Synimi i përpjekjeve tona ishte mbrojtja më efikase se deri tani e personave që nuk e pijnë duhanin. Kemi marrë vendime, në të cilat kemi rënë dakort, që për mbrojtjen e popullsisë prej rreziqeve të rënda shëndetësore të pirjes pasive të duhanit nevojiten rregulla ligjore në kuadër të përgjegjësisve dhe kompetencave ligjvënëse."

Kryeministri i Saksonisë së Ulët Christian Wulff tha, se 16 landet kishin hartuar shpejt dhe bindshëm propozime, sesi planifikojnë të mbrojnë më mirë në të ardhmen njerëzit që nuk pijnë duhan nga prija pasive e tij. Edhe ai e vlerësoi si sukses konsensusin e arritur.

"Gjermania po hedh një hap, të cilin vende të tjera e kanë bërë tashmë dhe sigurisht që ne pajtohemi për atë se sa e rrezikshme, se sa e dëmshme është për shëndetin pirja e duhanit, por edhe pirja pasive. Këti qytetarët duhet të besojnë në mbrojtjen që mund të ofrojnë masat administrative dhe ato ligjore."

Për përjashtimet e veçanta që do të verifikojnë Saksonia e Ulët dhe Renania Veriore - Vestfalia duhet të vendosin tani parlamentet e landeve, tha Wulff. Për Saksoninë e Ulët ai kërkon ende një zgjidhje, e cila u lejon restoranteve që të vetëcilësohen si restorante, në të cilat pihet duhani. Por në përgjithësi sinjali është i qartë, sipas tij. Do të ketë masa efikase, të njësuara për mbrojtjen e personave nga pirja e duhanit.

Edhe në shkolla, kopshte, qendra të kohës së lirë për fëmijët, teatro dhe kinema si dhe në institucione publike në mbarë Gjermaninë nuk do të lejohet më pirja e duhanit.

Ministri për mbrojtjen e konsumatorëve Horst Seehofer e cilësoi rregullën si të vevojshme dhe që duhej të kishte ardhur me kohë.

"Në dhoma nuk ka lëndë më helmuese sesa tymi i duhanit. Tymi i duhanit është potencialisht vdekjeprurës dhe prandaj besoj që ekziston detyrimi pas njohurive të shumta shkencore dhe pikërisht pas studimeve të fundit të kryera në Bavari për të mbrojtur personat që nuk e pijnë duhanin."

Edhe ministrja e shëndetësisë Ulla Schmidt foli për një ditë për mbrojtjen e njerëzve që nuk e pijnë duhanin.

Kryeministrat e landeve duhet të vendosin për këto rekomandime më 22 mars. Kryeministri i Saksonisë së Ulët Christian Wulff beson se ligji do të hyjë në fuqi në vjeshtë.

  • Data 26.02.2007
  • Autor Sabine Grosch
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/AqxU
  • Data 26.02.2007
  • Autor Sabine Grosch
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/AqxU