Në një mendje për çështje të rëndësishme | Evropa | DW | 17.01.2007
  1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Evropa

Në një mendje për çështje të rëndësishme

Ministrat e brendshëm dhe të drejtësisë të Bashkimit Europian kanë mendime të njëjta për çështje të rëndësishme

Nga takimi i ministrave të BE-së në Drezden

Nga takimi i ministrave të BE-së në Drezden

Kur para disa javësh Gjermania morri përsipër kryesimin e radhës së së Bashkimit Evropian, kancelarja gjermane Angela Merkel premtoi se në këtë gjashtëmujor Bashkimi Evropian do të bëj një politikë më pranë qytetarëve.

Siç duket ministrat e brendshëm dhe të drejtësisë të BE-së e kanë marrë me zemër këtë deklaratë të saj. Kjo për faktin se në takimin e Drezdenit ata sollën në rrugë vendime të cilat me të vërtetë e meritojnë të klasifikohen si 'më pranë me qytetarin'. Si përshembull unifikimi i të drejtës familjare dhe trashëgimisë në Bashkimin Evropian. Shumë i rëndësishëm në një kohë kur gjithnjë e më shumë kemi lidhjen e martesave binacionale mes shtetasve nga vende të ndryshme anëtare të Bashkimit Evropian.

Pastaj bashkëpunimi më i mirë i policisë përtej kufinjëve. Një çështje shumë e rëndësishme kjo për njerëzit në Bashkimin Evropian. Anketat e fundit tregojnë se rreth 80 përqind e qytetarëve të BE-së mbështesin inciativat e tilla

Cili qytetar në Bashkimin Evropian nuk dëshiron që autoritetet e sigurisë të mos bashkëpunojnë më mirë në luftë kundër terrorizmit dhe kriminalitetit ndërkombëtar?

Kjo duhet të ndodh patjetër në Evropën pa kufij që po rritet nga dita në ditë. E megjithatë deri tani është bërë pak. Sigurisht që kemi EUROPOLIN por njerëzit që punojnë aty shpesh janë të frustruar nga pengesat që dalin si pasojë e rregullave kombëtare. Tani pritet që gjithçka të funksionoj më mirë me qasjen automatike në bankat e të dhënave të vendeve anëtare, me datotekat e shenjave të gishtave dhe informtatat për analizat e ADN-së.

Përveç kësaj lufta e përbashkët kundër përhapjes së videove plot dhunë dhe lojërave vrasëse. Dorën në zemër, kush mund të jetë kundër një iniciative të tillë. Parë më hollësisht të gjitha këto nisma duhet të jenë të vetkuptueshme në një Evropë e cila po rritet bashkarisht. Por kjo nuk shihet kështu nga të gjithë për shkak se ministrat e brendshëm dhe të drejtësisë mund ta thonë fjalën vetëm për shtetet e tyre ku rregullat dallojnë nga njëra tjetra.

Sidoqoftë kështu nuk mund të vazhdohet përgjithmonë. Evropa duhet të flas me një zë përndryshe qytetarët e saj nuk do ta pranojnë për një kohë të gjatë një gjendje tjetër. Thellimi i bashkëpunimit në luftimin e kriminalitetit është në interes të veçantë dhe për të mirën e të gjithë njerzve në Bashkimin Evropian. Poashtu me interes është që të dihet e drejta familjare pamarrë parasysh se çfarë nacionaliteti apo çfarë partneri bashkëshortor kemi. Me interes është po ashtu që fëmijët dhe të rinjtë të mbrohen nga dhuna audovizuele.

Ministrat në Drezden e kuptuan mirë këtë. Andaj ështe e kuptueshme që ministri i brendshëm gjerman Volfgang Shojble e sheh si të suksesshëm startin e presidencës së radhës së BE-së. Por suksesi do të jetë i vërtetë vetëm nëse 27 ministrat do të mbajnë fjalën e tyre dhe marrëveshjet e arritura në takimin joformal të Drezdenit do të provojnë që sa më shpejtë që të jetë e mundur t'i kthejnë në vendime në vendet e tyre dhe t'i zbatojnë edhe në praktikë. Pra të lënë njëherë në shtëpi sqimat kombëtare dhe rezervat. Vetëm qëllimet e mira nuk do të arrijnë të bindin qytetarët. Tani është koha kur kërkohet politika e rezultateve.

  • Data 17.01.2007
  • Autor Irmtraud Richardson
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/Ar9C
  • Data 17.01.2007
  • Autor Irmtraud Richardson
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/Ar9C