Në kërkim të rezolutës për Iranin | Politika | DW | 04.02.2006
  1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Politika

Në kërkim të rezolutës për Iranin

Në selinë e Organizatës për energji atomike në Vjenë, po vazhdon loja e pokerit, e cila ka për synim mbështetjen sa më të gjërë për nxjerrjen e një rezolute për programin atomik iranian. Por me kusht qa rezoluta të mos humbë në peshë. Në këtë drejtim janë dëgjuar edhe propozime që Lindja e Mesme të shndërrohet në një zonë pa armë atomike.

Baradei

Baradei


A thua Lindja e Mesme duhet të shndërrohet në një zonë pa armë atomike? Kjo është një prej pyetjeve mbi të cilat po debatojnë delegacionet e 35 vendeve të përfaqësuara në Këshillin e Guvernatorëve të Organizatës për energji atomike në Vjenë. Janë shtetet arabe në radhë të parë të cilat kërkojnë futjen në rezolutë të një qëndrimi të këtillë. Shndërrimi i Lindjes së Mesme në një zonë të lirë prej armëve atomike, natyrisht që do të ishte shumë e dëshirueshme. Mirëpo një deklaratë e tillë do të mund të drejtohej edhe kundër Izraelit, i cili ka në dispozicion armë atomike. Ky është edhe shkaku pse këtë kërkesa kanë refuzuar SHBA.
Ndonëse në lidhje me Iranin në këtë moment duket se ekziston një shumicë e sigurt, në Vjenë po bëhen përpjekje për mbështjetje sa më të gjërë, në mënyrë që Iranit t'i dërgtohet një sinjal i qartë. Amerikanët dhe Evropianët nuk duan që në pikat kryesore të bëhen kompromise. Diplomatët kryesor thonë se pikat esenciale të rezolutës së tyre, e cila është mbështetur edhe prej Kinës dhe Rusisë, nuk janë të debatueshme.
Këtu bënë pjesë kërkesa që shefi i kësaj organizate, Mohammed El Baradei, të gjitha kërkesat dhe konkuluzionet t'i paraqetë në Këshilin e Sigurimit të OKB. Delegacionet evropiane pohojnë se në organizatën botërore, menjhëherë duhet të dërgohet një raport. E padiskutueshme është edhe kërkesa që Irani menjëherë të ndërprejë të gjitha aktivitetet për pasurimin e uranit.
Përfaqësuesi i Iranit sërish ka kërcënuar të premten me pamundësimin e kontrolleve ndërkombëtare, në qoftë se ky vend nxirret para KS të OKB. Irani kërcënon se më pas nuk do të respektohet i ashtuquajturi protokloll plotësues për marrveshjen e ndalimit të armëve atomike, me të cilin parashikohen kontrolle në një afat të shpejtë. Udhëheqësi i delegacionit iranian Javad Vaieedi, rikujton se parlamenti në Teheran ka miratuar një ligj të posaçëm lidhur me këtë çështje.
"Në rast të një raporti për kalimin e kësaj çështje para KS të OKB, ligji e obligon qeverinë tonë që të rifillojë në nivelin industrial me pasurimin e uranit dhe të përfundojë marrveshjen për heqjen vullnetare dorë prej këtij programi", thotë ai.
Ky do të ishte një provokim. Këtë e tha shumë qartë edhe i ngarkuari i BE për politikën e jashtme dhe sigurinë, Javier Solana, gjatë një vizite në Vjenë.
"Një vendim i tillë është gabim", tha ai.
Solana rikujtoi se evropianët gjatë diskutimeve në Vjenë kanë propozuar ndryshime të shumë në këtë rezolutë, si reagim ndaj dëshirave të shteteve të tjera. Ai shpreson se rezoluta do të miratohet ditën e shtunë.
Diplomatët në Vjenë shprehen me tone kritike ndaj përfaqësuesve të Iranit. Nga Teherani janë shtuar zërat të cilat japin shpresë. Irani edhe më tej ka një urë të hapur, me të cilën menjëherë mund ta përfundojë krizën. Irani mund të dakordohet për pasurimin e uranit në Rusi. Ky është edhe një propozim i cili jep shumë shpresa.
KS i OKB ende nuk do të merret me çështjen e Iranit. Kjo do të ndodhte vetëm pas një raporti të hollësishëm të Organizatës për energji atomike, në fillim të marsit. Pra mbetet kohë e mjaftueshme për të pranuar kompromisin e propozuar nga Rusia. Mirëpo, përfaqësuesi i Iranit ka kërcënuar se në rast dërgimi të një raport në KS, propozimi rus do të shpallej i vdekur.
Ndaj këtyre fjalëve me një zemërim të theksuar reagoi ambasadori rus, Grigorij Berdjennikow.
"Ky është gabim. Propozimi rus edhe më tej është në tavolinë dhe mbi këtë propozim duhet debatuar", theksoi ai.
Mirëpo, për negociata gjithmonë duhen të paktën dy palë. Pra, varet prej Iranit se si do të reagojë pas miratimit me shumicë të kësaj rezolute.

  • Data 04.02.2006
  • Autor Eberhat Nembach
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/Aqr0
  • Data 04.02.2006
  • Autor Eberhat Nembach
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/Aqr0