Në gjendje për të ardhmen? | Bota | DW | 22.06.2005
  1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Bota

Në gjendje për të ardhmen?

Pikat e diskutueshme të reformës së OKB-së

Selia e OKB-se ne Nju Jork

Selia e OKB-se ne Nju Jork

Në samitin e OKB-së në shtator do të diskutohet reforma me e gjere në historinë 60 vjecare të saj. Për të hyrë në fuqi nevojitet një shumicë prej dy të tretash në asamblenë e përgjithshme. Anëtaret e përhershem SHBA, Rusia, Kina, Britania e Madhe dhe Franca nuk kanë ketu të drejtën e vetos. Por ata mund të bllokojnë më vonë. Nqs edhe një prej ketyre pesë vendeve nuk e ratifikon reformën, ajo nuk hyn në fuqi. Pika më e diskutueshme e reformës është zgjerimi i këshillit të sigurimit. Sekretari i përgjithshëm Kofi Anan ka propozuar dy modele, që ndryshojnë nga njëri-tjetri, se njëri parashikon anëtarë të rinj të përhershëm, tjetri jo. Gjermania, Japonia, India dhe Brazili dëshërojnë vetë një vend të perhershem në forumin më të fuqishëm të OKB-së dhe reklamojnë këto javë me zell modelin e tyre të zgjerimit. Fakti që jo të gjitha vendet janë entuziaste nuk e shqeteson ambasadorin gjerman Gunter Pleuger.
"Për këtë rezolucion nuk do të ketë kurrë konsens. Por ajo që ne kerkojmë është një shumicë mundësisht e madhe përtej shumicës së dy të tretave, të cilën e parashikon karta."
Pleuger sheh për këtë shanse të mira. Megjithatë në asamblenë e përgjithshme ka edhe kundershtare të betuar. Njëri prej tyre është ambasadori pakistanez Munir Akram:
"Vetë fakti që kemi pesë anëtarë të përhershëm në këshillin e sigurimit, nuk na duket në rregull. Prandaj mendojmë që të mos e zmadhojmë këtë gabim, duke shtuar anëtarë të tjerë të përhershem. Kjo do të ishte kunder të gjitha shteteve, të cilat nuk marrin vend të perhershem. Kjo nuk na duket ide aspak e mirë."
Edhe kinezëve nuk u duket ide e mirë propozimi gjermano-japonez- indiano-brazilian. SHBA lënë të kuptojnë, se mbështesin Japoninë, por përndryshe nuk duan zgjerim më të madh.
Sekretari i përgjithshem kerkon të pengojë, që pika e reformimit të keshillit të sigurimit të rrezikojë të gjithë paketen. Keshtu Kofi Anan bën pa nderprerë apel, që të mos lihet të kalojë ky shans historik.
"Për të plotësuar detyrën e tyre Kombet e Bashkuara duhet t´u përshtaten realiteteve të së tashmes. Ne na duhet një organizate botërore eficiente, që është përgjegjëse si për opinionin, ashtu edhe për qeveritë."
Reforma ka të bëjë me më shumë. Psh duhet votuar për një përcaktim të qartë të terrorizmit. Në këtë mënyrë nuk do të kishte më diskutime të pafundme, kur dënohen psh sulmet terroriste në Lindjen e Mesme. Sebastian von Einsiedel në shtabin e keshilltareve shkencore të Ananit thotë:
"Problemi është se në rradhë të parë shtetet islamike kerkojnë, që të ketë një klauzolë të posaçme për të drejtën e rezistencës kunder pushtimit ilegal. Dhe problemi i dytë është, që shtetet islamike kërkojnë gjithashtu, që i ashtuquajturi terrorizëm shteteror të hyjë në këtë definicion. Kjo do të thoshte, që aksionet shteterore, psh aksionet izraelite në bregun perendimor dhe rripin e Gazes të përfshiheshin në këtë definim."
Përveç kesaj duhet të ketë rregulla më të qarta për përdorimin e dhunës ushtarake.
"E tera duhet parë në sfondin e grindjeve lidhur me luftën në Irak. Relevanca e OKB-së u vu në pyetje nga shumë anë. Konsensi për rregullat e përdorimit të dhunës u shkatërrua."
Nqs si në rastin e Irakut kercenimi nuk mund të dëshmohet qartë, atëherë sekretari i përgjithshëm do patjetër që këshilli i sigurimit të aprovojë aksionin ushtarak. OKB-ja si autoriteti më i lartë në botë, është për SHBA si pëlhura e kuqe para syve të demit. Eksperti amerikan i së drejtës ndërkombëtare Simon Chesterman nuk beson se qeveria në Uashington do ta aprovojë këtë paragraf.
"Cështja është si zgjidhet dilema e madhe strategjike e kohës sonë? SHBA bëjnë rreth gjysmën e shpenzimeve botërore të mbrojtjes. Dhe ky vend më i fuqishmi i botës është në të njëjtën kohe edhe vendi më i frikësuar, apo e mban vetën së paku për një vend delikat."
Anani ka edhe disa pika në listen e reformave, që mbështesin qeverinë në Uashington. Psh do të heqë komisionin për të drejtat e njeriut në Gjenevë, ku votonin përherë shtete si Kina, Kuba apo Zimbabve për t´u ikur denimeve. Në këtë mënyrë komisioni është bërë qesharak thotë Simon Chesterman.
Prandaj duhet krijuar një keshill i ri më i vogël i të drejtave të njeriut, ku mund të zgjidhen vetem shtete, që plotësojnë edhe standarte themelore të të drejtave të njeriut.
Një pikë tjetër e rëndësishme për sekretarin e përgjithshëm: Të ashtuquajturat qëllime të mijëvjecarit. Anan do që vendet e pasura në samitin e shtatorit të pranojnë që deri 2015 të ngrenë ndihmën e tyre për zhvillim deri 0,7% të të të ardhurave bruto kombetare. Nga kjo janë larg thuajse të gjithë. Gjermania psh ndodhet nderkohë në 0,3%.
Sekretari i përgjithshem Kofi Anan shpreson në shtator për një ndryshim vizionar të drejtimit.
Por cfarë do të mbetet nga paketa e reformave pas bisedimeve, mbetet të shihet.

  • Data 22.06.2005
  • Autor Klaus Dahmann
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/ArOt
  • Data 22.06.2005
  • Autor Klaus Dahmann
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/ArOt
Reklamë