1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Në Lampeduza shkelen të drejtat e njeriut

Bernd Riegert22 Shtator 2005

Në ishullin Lampeduza zbarkojnë disa mijëra refugjatë afrikano-veriorë. Parlamenti Evropian dërgoi një mision vëzhgues në ishull për të parë trajtimin e refugjatëve.

https://p.dw.com/p/ArDJ
Refugjatë në Lampeduza
Refugjatë në LampeduzaFotografi: AP

Vetëm pas bisedimeve të gjata dhe të vështira parlamentarët, të mbikqyrur prej ushtarëve dhe policëve, mundën të hyjnë në kampin e refugjatëve në Lampeduza. Atyre nuk u lejohej të bënin fotografi apo të filmonin. Normalisht nëpër barraka ndodhen gjithsej 400 vetë. Por, siç njofton eurodeputetja franceze Martine Ruore, pak përpara mbërritjes së delegacionit vëzhgues refugjatët i kishin larguar: "Autoritet italiane na informuan, se në kamp ishin vetëm 11 persona, gjë që e befasoi delegacionin tonë."

Përfaqësuesit e autoriteteve patën deklaruar, se shumicën e refugjatëve me prejardhje nga Afrika i kishin kthyer pas disa ditësh në Libi. Numri i klandesitnëve që zbarkojnë në ishull është rreth 4.000 në vit. Shifra të sakta nuk ka, sepse askush në kamp nuk mban protokoll, sqaron më tej eurdeputetja Roure. Disa ambiente ishin përgatitur për inspektimin, në përgjithësi niveli i ambjenteve nuk u përgjigjej standardeve evropiane. Rour përmend shembuj konkretë: "Për 190 vetë, që ndodhen mesatarisht në kamp, kemi numëruar 12 tualete pa dyer dhe 18 lavamanë, të cilët ishin me ujë të kripur."

Në kampin e spastruar të krijohej përshtypja, se qeveria italiane do të fshehë diçka, thotë deputeti gjerman Volfgang Kreisel-Dërfler: "Të gjitha që ato ne nuk i pamë e nuk i dëgjuam, më konfirmojnë përshtypjen, se faktikisht jo gjithçka funksion sipas ligjeve." Volfgang Kreisl-Dërfler kritikon dëbimin e menjëhershëm në Libi të kalndestinëve të kapur. Ai shpreh dyshime ndaj të dhënave italiane, sipas të cilave vetëm pak njerëz duan të paraqesin kërkesën për procedurë të rregullt azilimi: "Nëse sheh që askush nuk ka akses për konsulencë ligjore, që çështja e përkthyesve është lënë pasdore, atëherë të krijohet përshtypja, se këtu shkelen konventat për të drejtat e njeriut dhe ato për refugjatët."

Këtë kritikë ngre edhe organizata e OKB-së për refugjatët. Qeveria në Romë i referohet marrëveshjes bilaterale për kthimin e refugjatëve me Libinë, që konsiderohet si "vend i tretë i sigurt". Por Kreisl-Dërfler e hedh poshtë këtë: "Libia, që që prej vitesh shihet si qendra e së keqes, papritur konsiderohet vend i sigurt, pa verifikuar, se ç´ndodh në të vërtetë me këta njerëz, ku dëbohen ata dhe ç´bëhet me ta."

Javën e ardhëshme Parlamenti Evropian do të shqyrtojë çështjen e Lampeduzës. Eurodeputeti socialdmeokrat Kreisl-Dërfler angazhohet për shfuqizimin e rregullit të vendeve të treta në procedurën evropiane të azilimit. Por një gjë e tillë do të vinte në pikëpyetje kompromisin e hartuar nga socialdmeokratët dhe ekologjistët. Ministri i brendshëm Oto Shili, arriti që në procedurën e azilit të përfshihet rregulli i vendeve të treta për refugjatët që vijnë në Gjermani nëpërmjet një vendi ndërmjetës. Këta refugjatë Gjermania mund t´i kthejë në vendin e tranzitit.

Parlamentarët kanë shpallur edhe disa udhëtime të tjera inspektimi nëpër kampet e refugjatëve në Itali, në Spanjë, në Poloni dhe në Maltë. Ata i kërkojnë qeverisë italiane që të sqarojë me shkrim rrethanat e këqia që janë mëse evidente.