1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Mrekullia e pajtimit - Gjermania dhe Polonia heqin dorë nga kërkesa për zhdëmtim

Nina Verkhojzer28 Shtator 2004

Kancelari gjerman Gerhard Shrëder u shpreh në fillim të kësaj jave mbi "mrekullinë e pajtimit" mes gjermanëve dhe polakëve, e cila nuk duhet shqetësuar "nga ata që jetojnë gjithmonë në të djeshmen" siç e cilësoi Shrëder. Kërkesave për dëmshpërblim, si kancelari gjerman Shrëder dhe kryeministri polak Marek Belka i dhanë një përgjigje kategorike negative. Por ndërkohë që shefat e qeverive demonstrojnë unitet, në nivelet më të ulëta ka konflikte jo edhe aq te vogla

https://p.dw.com/p/Ar5e
Kryeministri polak Marek Belka dhe kancelari gjerman Gerhard Schröder në Berlin
Kryeministri polak Marek Belka dhe kancelari gjerman Gerhard Schröder në BerlinFotografi: AP

Ajo që është e komplikuar në marrëdhëniet gjermano-polake është pamja e ndryshme në dy nivele të këtyre marrëdhënieve. Në nivel qeveritar çdo gjë është në rregull- kancelari gjerman Shrëder, kuptohet mjaft mirë me shefin e qeverisë polake Marek Belka ashtu edhe presidentin Aleksandër Kvasnjevski. Në secilin nga takimet mes këtyre personaliteteve, vihet theksi se marrëdhëniet mes këtyre dy vendeve janë aq të mira si kurrë më parë. Shrëder madje u shpreh për mrekullinë e pajtimit, dhe Belka e mbështeti thënien e Shrëderit. Qeveritë në Berlin dhe Varshavë bashkëpunojnë mjaft mirë me njëra tjetrën por a mjafton kjo? Vetem një nivel më poshtë fillojnë moskuptimet. Aty fjalët nuk mund ta mbulojnë dyshimin.

Fillimisht parlamenti polak e ndezi zjarrin përmes kërkesës për repacione drejtuar Gjermanisë. Edhe këtu duhet theksuar se kjo kërkesë u miratua njëzëri. Ndërkohë më parë organizata private në Gjermani kishin ngritur padi për dëmshpërblim të të dëbuarve gjermanë dhë me këtë ato zgjuan në Poloni kujtime të tmerrshme.
Mënyra se si duhet vepruar me pasojat e luftës dhe dëbimit po helmon marrëdhëniet gjermano-polake. Për çdo kumtim nga ana gjermane dëgjohet një kundërdeklaratë nga pala polake. Në Gjermani ka vetëm disa vetë që Shrëder i quan ata që jetojnë në të djeshmen e përjetshme. Zemërimi në Poloni është kaq i madh dhe nxitet kaq shumë nga mediat saqë inisiativat për zbutje ndihmojnë shumë pak. Fjalimi i kancelarit gjerman Shrëder në 60 vjetorin e kryengritjes së Varshavës ishte një sinjal i drejtë. Por për kujtesë kërkesat për reparacione të parlamentit polak erdhen pikërisht pas këtij fjalimi.
Kështu Shrëder dhe Belka në takimin e tyre në Berlin duhet të dilnin nga kornizat e një fjalimi retorik dhe që të kumtuan se do të angazhojnë juristët më të mirë të të dy vendeve, të cilët do të punojnë në një komision të perbashket për të trajtuar pretendimet për dëmshpërblim. Sinjali i të dy politikanëve drejtuar opinionit, ishte: ne po veprojmë. Fjalën e fudit e ka gjyqi.

Shrëder dhe Belka e kanë kryer detyrën. Që debati aq i dëmshëm mbi reparacionet do të vazhdojë akoma, kjo është për të ardhur keq. Pra rruga deri në normalizimin e marrëdhënieve gjermanopolake është akoma e gjatë.