1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Mirë në arritjen e pushtetit, jo aq në ushtrimin e tij!

Angela Ulrich12 Mars 2007

Bilanc i 12 vjetëve të Shirakut si president i Francës

https://p.dw.com/p/Ar8c
Zhak Shirak i jep lamtumirën politikës
Zhak Shirak i jep lamtumirën politikësFotografi: AP

Zhak Shirak nuk do të kandidojë më në zgjedhjet presidenciale franceze në prill dhe maj. Kështu bëri të ditur kryetari 74 vjeçar i shtetit francez në një fjalim televiziv mbremë në darkë. Ai qe për 12 vjet në krye të republikës franceze, në maj 1995 u zgjodh pasardhës i presidentit të atëhershem Francois Mitterand. Ai u deklarua si antagonist i Xhorxh Bushit me qëndrimin kunder luftës në Irak, që i solli shtimin e simpatisë te francezet. Në fund u përpoq të profilohej si mbrojtes global i ambientit.

Në politikën evropiane dhe sociale bilanci i Shirakut është më modest. Zhak Shirak? Për të francezet thonë në rradhë të parë një gjë: "Ai i është kundervënë luftës në Irak, kjo ka qenë gje e mirë." Edhe një tjetër e përmend këtë të mirë, përndryshe asgjë tjetër gjatë mandatit të Shirakut. "E vetmja gjë pozitive për mua ka qenë qëndrimi i tij lidhur me Irakun." "Në politikën e jashtme, sidomos në lidhje me luftën në Irak, ai ka qenë bindes."

Me Jo-në e tij ndaj luftës në Irak Shirak ka grumbulluar pikë. Megjithese kjo nuk ka qenë ndonjë mrekulli tepër e madhe, thotë Franz-Olivier Giesbert, gazetar dhe autor lidhur me mandatin dymbëdhjetëvjecar të Shirakut. "Më bën për të qeshur, kur njerëzit thonë se ka qenë i guximshëm në çështjen e Irakut. Blair, ka qenë i guximshëm të ceshtjen e Irakut, edhe Aznar. Ndersa Shiraku nuk i ka hyrë rrezikut. 70 ose më shumë përqind e francezëve ishin kunder luftës së Irakut. Ka shkuar në drejtim të erës. Edhe një herë tjetër."

Oportunist, kjo është një nga akuzat kunder Zhak Shirakut, nofka e tij "nga të fryjë era". Shpesh dhe lehtë e ka ndërruar Shiraku pozicionin e tij, ka terhequr reformat, kur njerëzit dolën masivisht në rrugë. Shendetesia, pensionet, sistemi social, në këto fusha nuk ka patur perparime, velereson gazetari politik Giesbert.

"N.q.se bëni një bilanc prej 12 vjetesh presidence të Shirakut, atëherë sheh se nuk janë bërë shumë gjera. Në ekonomi, në sferen sociale ndersa Schrëder ka iniciuar reforma, në Francë nuk ka qenë asgjë, stanjacion i vertetë!"
Në moshën 30 vjecare Shirak nis karrierën e tij politike si këshilltar i presidentit Pompidu. Ai bëhet disa herë ministër, më vonë dy herë kryeminister, pastaj kryetar i bashkisë së Parisit. Nga ajo kohë ka ende akuza për korrupsion kunder tij. Më në fund pas përpjekjes së tretë ai hip në fronin e presidentit në vitin 1995. Shiraku është në gjendje të marrë dhe ta mbajë pushtetin, thotë Franc-Olivier Giesbert:
"Ai është brilant gjatë fushatës elektorale, mund të bëjë cdo gjë, monster. Por kur vjen pastaj në pushtet, nuk di të bëjë më gjë, bëhet i ngathët."

Një nga dështimet më të mëdha për Shirakun ishte refuzimi i bashkëkombasve të tij ndaj kushtetutës evropiane në vitin 2005. Pa vështirësi ai pat organizuar një referundum por popullin nuk mundi ta bindte. Evropa ndodhej në krizë. Që atëherë u duk sikur 75 vjeçarit i iku koha edhe sukseset e meparshme u zbehen, si pranimi i guximshem prej tij i anëve të erreta të historisë franceze si psh i bashkefajesisë se regjimit Vichy në deportimin e hebrejve në Luftën e Dyte Boterore. Pranimi i kesaj pati qenë fjalimi i madh i Shirakut pas ardhjes në detyre në vitin 1995.
"Ky ishte një gjest i rendesishem politik. Të thuash ne jemi përgjegejes ne kemi bërë gabime, Franca. Kjo ishte një kthese, ka patur edhe shumë të tjera të tilla."
Në samitin e OKB-së për ambientin 2002 në Johannesburg psh kur Shiraku u zgjua nga gjumi më parë se të tjeret. "Shtepia jonë ndodhet në flakë, por ne i hedhim syte gjetiu."

Shiraku si apostull i ekologjisë, që në fund të mandatit të tij donte të themelonte edhe një organizatë ambjentaliste të OKB-së. Por bilanci i ambjentit në shtepinë e vet ecte me vështirësi. Shiraku u mbeshtet në forcën gjoja të paster atomike si burim energjie.
Shiraku mbështeste ndihmën për zhvillim në Afrikë. Sipas traditës së presidenteve franceze ngriti një monument në muzeun etnologjik me kullën e Eifelit, që i kushtohet artit dhe kultures afrikane.

Ai kishte afera, histori me gra, këtë e ka pranuar së fundi. Po ai i ka dashur gratë, por kurrë nuk ka menduar të ndahet nga bashkëshortja e tij Bernardete. Me të ai ka dy vajza, dhe asaj iu desh të priste gjatë një deklaratë publike dashurie të bashkeshortit që degjohej keshtu. "Unë e di se për problemet e të gjitha llojeve mund të mbështetem te ajo. Ajo është aty u ndihmon shumë njerezve me forcë, me zemer dhe konkretisht. Kjo më ka bërë gjithnjë përshtypje. Por ajo është si një breshke, e avashte. Nuk nxitohet gjen gjithnjë kohë. Nganjëhërë kjo më nervozon"

Në të ardhmen edhe Shiraku do të ketë më shumë kohë. Shumë i thonë lamtumirë me nostalgji, por edhe me distancë. "Një njëri me shumë karizëm, interesant. Një njëri gjithë jetë, ironik, ai i bënte njerezit të qeshnin. Më kohë kam fituar simpati për të edhe pse nuk ka bërë asgje te jashtezakonshme. Tani një kapitull mbaron dhe është mirë keshtu.