Ministri Shtajnmajer takon në Siri presidentin Assad | Bota | DW | 05.12.2006
  1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Bota

Ministri Shtajnmajer takon në Siri presidentin Assad

Kjo ishte vizita e gjashtë e ministrit të jashtëm gjerman Frank-Walter Shtajnmajer në Lindjen e Mesme, por e para që ai ndalon edhe në Siri

Assad dhe Shtajnmajer

Assad dhe Shtajnmajer

Shefi i diplomacisë gjermane Frank-Walter Shtajnmajer udhëtoi me qëllim të qartë për në Damask: duart larg nga Libani dhe sovraniteti i tij shtetëror. Edhe me tërheqjen e trupave pas pothuajse 30 vitesh okupim, Siria vazhdon të ketë ndikim të madh në Liban, para së gjithash tek Hisbollahët shiitë. Ata ka ditë që përmes demonstratave masive kërkojnë dorëheqjen e qeverisë anti-siriane të zgjedhur me votën e lirë. Ministri i jashtëm gjerman frikohet se gjendja në Liban mund të dal jashtë kontrollit dhe tha pas bisedës së tij me presidentin sirian Bashar al Asad:

"Apeloj tek të gjitha palët që të mos të lejojnë që dhuna të shpërthejë sërish. I drejtoj apel Sirisë që të heqë dorë nga të gjitha aktivitetet që direkt apo indirekt do të sillnin drejt destabilizimit të rajoni".

Këtë porosi Shtajnmajeri e solli në Damaskë nga Bejruti ku pa me sytë e tij demonstratat dhe i dha mbështetjen kryeministrit Siniora. Qeveria siriane reagoi e përmbajtur ndaj apelit të Shtajnmajerit. Ajo respekton sovranitetin e vendit fqinj dhe nuk përzihet në çështjet e brendshme, kështu ishte qëndrimi zyrtar. Megjithatë edhe pse gjendja në Liban mbisundoi në takimin Shtajnmajer-Assad nuk u anashkalua as afrimi aktual mes izraelitëve dhe palestinezëve.

"Dhe unë do të gëzohesha nëse Siria do të përdorte ndikimin e saj ndaj lidershipit të Hamasit jashtë vendit, në mënyrë që përpjekjet paqësore në fund të kenë sukses", tha Shtajnmajer.

Pa Sirinë nuk mund të ketë paqe të qëndrueshme në Lindjen e Mesme, për këtë është i bindur ministri i jashtëm gjerman Shtajnmajer. Mirpo nga qeveria në Damaskë atij nuk iu dhanë sinjale se do të luajnë një rol më konstruktiv se deri më tash në zgjidhjen e konfliktit. Në sytë e Sirisë faji është vetëm tek Izraeli që ju ka marrë atyre lartësitë e Golanit dhe palestinezëve territoret autonome. Në këtë mënyrë homologu i tij Muallem theksoi se nuk është Siria ajo që po izolon veten por bota po e izolon Sirinë. Prapëseprapë Shtajnmajeri shpreson se në Siri do të bëhen reforma të brendshme dhe Siria do të hapet më shumë me jashtë:

"Sidoqoftë unë jam fort i bindur që Siria ka një perspektivë tjetër dhe më të mirë se atë që ka ndjekur deri tani. Vendi i juaj angazhohet për reforma ekonomike dhe politike dhe ju keni nevojë për investime nëse doni të siguroni vende të punës për rininë tuaj", tha Shtajnmajer.

Siria dëshiron të rifilloj bashkëpunimin e ngrirë me Bashkimin Evropian dhe shpreson tek presidenca gjermane e radhës nga janari i vitit të ardhshëm. Në këtë pikë Shtajnmajeri nuk dha asnjë premtim për shkak se qëndrimet në Bashkimin Evropian ndaj Sirisë janë të ndryshme - prej dëshirës për afrim deri tek refuzimet e plota.

  • Data 05.12.2006
  • Autor Nina Werkhäuser
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/ArJy
  • Data 05.12.2006
  • Autor Nina Werkhäuser
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/ArJy
Reklamë