Merkel vlerëson rolin e SHBA-ve në arritjen e kompromisit për mbrojtjen e klimës | Gjermania - Tregu i punës | DW | 08.06.2007
  1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Gjermania - Tregu i punës

Merkel vlerëson rolin e SHBA-ve në arritjen e kompromisit për mbrojtjen e klimës

Heiligendam: Pas arritjes së kompromisit në samitin e G8-ës për mbrojtjen e klimës, kancelarja gjermane Angela Merkel e vlerësoi rolin pozitiv të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë të gatshme të inkuadrohen sërish në negociatat ndërkombëtare për marrëveshjen mbi klimë, tha Merkel. Kështu që kjo përbën për mbrojtjen e klimës një ditë të mirë dhe të rëndësishme. Negociatat e reja sipas Merkel mund të fillojnë në fund të këtij viti. Shtatë vendet e industrializuara dhe Rusia kanë rënë dakord, që deri në vitin 2050 të përgjysmojnë emisionet e gazit karbonik që shkakton efektin serë në atmosferë.

  • Data 08.06.2007
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/AqlU
  • Data 08.06.2007
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/AqlU