Merkel: Bisedimet ishin të rëndësishme për të thënë se i provuam të gjitha
12 Dhjetor 2007Reklamë
"Në rolin që luan Europa në globalizim bën pjesë edhe politika e jashtme dhe e sigurisë. Për të përfaqësuar në mënyre efektive interesat tona në fushën e sigurisë na duhet vullneti politik dhe aftësitë e mjetet e nevojshme. Një shembull për këtë është çështja e statusit të Kosovës. Me të do të merret Këshilli i Evropës pasnesër, pasi u morrën një herë ministrat e jashtëm. Për fat te keq bisedimet midis shqiptarëve dhe serbëve përfunduan pa sukses, por ishte e rëndësishme që të zhvillohej edhe ky proces bisedimesh, për të thënë se vërtet i provuam të gjitha, dhe për të shtuar kontaktet. Shfrytëzoj rastin për të falenderuar Ischingerin për fantazinë dhe forcën që përdori në këtë çështje. Bashkimin Europian duhet sot që të luftojë për stabilizimin e rajonit. BE duhet të marrë përgjegjësinë dhe për mua nuk ka dyshim, se nëse ne europianët duam të përfaqesojmë interesat tona në botë, atëherë na duhet të përforcojmë politikën e mbrojtjes dhe të sigurisë, dhe ta koordinojmë atë më mirë."