Medalje edhe në ditën e fundit
16 Gusht 2010Reklamë
NOT: Në ditën e fundit të Kampionatin Evropian të Notit në Budapest gjermanët kanë siguruar edhe tre medalje të tjera. Patrick Hausding dhe Sascha Klein arritën të marrin medaljen e artë në hedhjen sinkronë nga lartësia 10 metra. Medaljen e argjendtë e mori Silke Lippok në garën e notit 200 metra, stil i lirë, ndërsa Daniela Samulski mori argjend në garën 50 metra të notit shpinë.
FUTBOLL: Në lojërat e raundit të parë për Kupën e Gjermanisë të pesë ekipet e ligës së parë federative - Bundesligë kanë shënuar fitore dhe kanë kaluar në raundin tjetër. Ja edhe rezultatet:
Meuselwitz - Köln 0:2
Berliner AK - Mainz 1:2
Eintracht Trier - Nürnberg 0:1
Torgeloë - Hamburg 1:5 dhe
Münster - Wolfsburg 1:2.
Autor: Esat Ahmeti
Redaktoi: Aida Cama