Me po-në në senat Prodi mund të vazhdojë të qeverisë vendin, por jo i qetë | Politika | DW | 01.03.2007
  1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Politika

Me po-në në senat Prodi mund të vazhdojë të qeverisë vendin, por jo i qetë

Para një jave kryeministri i Italisë Romano Prodi dha dorëheqjen. Presidenti i vendit e ngarkoi sërish Prodin me krijimin e qeverisë. Të mërkurën shumica e senatit i dha atij votëbesimin.

Prodi i kënaqur pas votimit

Prodi i kënaqur pas votimit

Në mbrëmje vonë kryetari i senatit Franco Marini lexoi në Palazzo Madama prej kolltukut të tij të zbukuruar me ar përfundimin e votimit. Gjithkush pati mundësi të shihte sesi prej fytyrës së Prodit filloi të fshihej dalëngadalë tensioni. 162 senatorë votuan pro Prodit pra dy më tepër se sa ishin të nevojshëm.

Senatorët e koalicionit të qendrës së majtë e festuan këtë sukses me duartrokitje të gjata. Përpara votimit Prodi u kërkoi senatorëve që ta mbështesin atë dhe koalicionin e tij: "Unë jam i bindur se me programin tonë të reformave vendi do të bëjë hopin përpara për të cilin ka nevojë urgjente." - tha Prodi.

Prodi theksoi se së bashku me opozitën do të vendosë një sistem të ri elektoral, i cili do t'i siguronte Italisë shumica parlamentare të sigurta dhe stabilitet. Përveç kësaj ai premtoi reforma sociale dhe ekonomike, të cilat do ta bëjnë vendin më të fortë dhe më social. Si ofertë ndaj krahut të majtë të koalicionit të tij, Prodi deklaroi se Italia do të zgjerojë angazhimin e saj social në Afganistan dhe do të angazhohet për një konferencë për paqen atje.

Me po-në në senat Prodi mund të vazhdojë të qeverisë vendin, por nuk mund të rrijë i qetë. E para sepse shumica e votave pro tij nuk qe shumë e madhe dhe e dyta sepse debatet në senat bënë të qarta se të çarat ne radhet e koalicionit të tij të qendrës së majtë janë tepër të mëdha. Dy senatorë komunistë bënë të qartë se kësaj radhe do ta shpëtonin Prodin, por se nuk japin garanci për të ardhmen. Sidomos sa i përket politikës së jashtme Prodi gëzon besim të kufizuar, tha senatori Franco Turigliatto, i krahut trockist të partisë komuniste Rifondazione:

"Në lidhje me mocionin e mosbesimit unë do të votoj pro Prodit, por unë nuk do të votoj me po, për luftën në Afganistan, për trenin e shpejtësisë së lartë Torino-Lion apo për shkurtimet e pensioneve. Ne s'e kemi marrë mandatin për këto gjëra.

Lajmi pozitiv për Prodin ishte se ai mundi ta zgjeronte koalicionin rreth vetes me një senator mjaft me emër nga kampi opozitar. Demokristiani Marco Follini, i cili ka qenë për një kohë zëvendëskryeministër nën drejtimin e Berlusconit, ka ndryshuar kampin dhe mbështet koalicionin e Prodit.

Pas Po-së në senat Prodi duhet t'i nënshtrohet tani edhe votimit në parlament. Ky votim konsiderohet si një gjë formale, sepse aty koalicioni i qendrës së majtë ka shumicën.

  • Data 01.03.2007
  • Autor Jörg Seisselberg
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/Aqmq
  • Data 01.03.2007
  • Autor Jörg Seisselberg
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/Aqmq