Me mjaft interes pritet fjalimi i Blerit para laburistëve
26 Shtator 2006Partia laburiste britanike vazhdon sot kongresin e saj vjetor. Kryeministri Toni Bler pritet të mbajë fjalimin e fundit si shefi i partisë dhe kryeministër. Pas debateve të brendshme partiake, Bler bëri të ditur se deri në shtator të 2007 ai do të japë dorëheqjen. Me interes pritet nëse ai do të rekomandojë një pasardhës. Si kandidat i mundshëm konsiderohet, shefi i dhomës së thesarit në Britaninë e Madhe, Gordon Braun.
Braun, të hënën ai ka bërë më se të qartë pretendimin, se ai synon të zerë postin e Toni Blerit pas largimit të tij. Ai bëri të qartë se në kongresin e vitit të partisë laburiste në Mançester, se synon shprehimisht, fillimin e "një politike të re" dhe të "një forme të re të qeverisjes." Në të njëjtën kohë Braun rikonfirmoi pozicionin e tij të politikës së qendrës dhe ngriti lart Blerin, "si politikanin më të sukseshëm të të gjitha kohërave."