Mbledhje e kabinetit të sigurisë në Berlin mbi masat e sigurisë pas atentateve në Spanjë | Gjermania | DW | 15.03.2004
  1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Gjermania

Mbledhje e kabinetit të sigurisë në Berlin mbi masat e sigurisë pas atentateve në Spanjë

Nisur nga të dhënat për sfondin islamik të sulmeve në Madrid ministri i brendshëm gjerman, Oto Shili, sheh nevojën për veprim, kryesisht në drejtim të shkëmbimit të informacionit brenda BE-së.

Oto Shili Ministri i brendshëm i Gjermanisë

Oto Shili Ministri i brendshëm i Gjermanisë

Për një orë resht kabineti i sigurisë u mblodh ditën e dielë në kabinetin e kancelarit. Nën drejtimin e kancelarit Gerhard Shrëder, ministri i punëve të brendëshme, Oto Shili, ministri i jashtëm, Joshka Fisher si dhe drejtuesit e shërbimit informativ, të mbrotjes kushtuese dhe të zyrës federale të kriminalistikës u konsultuan mbi masat që duhen marrë si rjedhojë e sulmeve terroriste në Madrid. Pas mbledhjes në një konferrencë shtypi ministri i brendshëm Shili, vuri në dukje, se qeveria federale tani e vlerëson disi ndryshe situatën krahasuar me dy ditë më parë, nisur nga të dhënat e hetimeve të fundit mbi dorasit: "Mbi bazën e informacioneve tona duhet të peshojmë me shumë seriozitet alternativën e sfondit islamik të atentateve."

Megjithatë organizata ilegale baske ETA ende nuk mund të përjashtohet me siguri si një prej organizatoreve ose si bashkëiniciatore e sulmeve në Madrid, nënvizoi Shili, duke shtuar, se nëse vërtetë është El Kaida ose një grup tjetër islamik autor i atentateve, kjo do të thotë që terrorizmi islamik në Evropë paraqet tani një dimension të ri."

Tani për tani ministri i brendshëm nuk sheh ndonjë shkas për shfuqizimin e e marrëveshjes së Shengenit mbi heqjen e kontrolleve kufitare brenda vendeve të BE-së. Franca pjesërisht e ka shfuqizuar këtë marrëveshje, duke intensifikuar kontrollet në pika të ndryshme të kalimeve kufitare. Qeveria gjermane do t´i përforocjë masat e sigurisë. Nëpër stacionet e trenit do të shtohen kontrollet e po ashtu edhe nëpër trena dhe në pikëkalimet kufitare. Ministri Shili megjithatë sqaron: "Eshtë iluzion të mendosh që policia në Evropë mund të mbrojë të gjitha destinacionet e mundshme të ndonjë sulmi."

Në cështjen e mbrojtjes nga terrorizmi mjaft efektive sipas ministrit është politika e informacionit dhe përmirësimi i saj brenda BE-së, në mënyrë që të parandalohen sulme të tilla si ato në Madrid. Për këtë arësye edhe kabineti i sigurisë kërkoi një mbledhje urgjente të ministrave të brendshëm të BE-së. Eshtë e rëndësishme, theksoi Shili, që situata dhe pasojat e pas atentateve në Madrid të shqyrtohen në nivel evropian. Nëse preisdenca irlandeze e BE-së është dakord, kjo konferencë mund të zhvilohet javën e ardhëshme.

  • Data 15.03.2004
  • Autor Judit Hartl
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/Ar7C
  • Data 15.03.2004
  • Autor Judit Hartl
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/Ar7C