1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Matias Platçek, kryetar i ri i socialdemokratëve gjermanë

Judith Hartl16 Nëntor 2005

Zgjedhja e kryetarit të Partisë, ishte siç pritej pika kryesore në rendin e ditës së kongresit të socialdemokratëve gjerman në Karlsruhe. Matias Platçek u zgjodh kryetar i ri i socialdemokratëve.

https://p.dw.com/p/Aqhj
Fotografi: AP

Ai vet nuk ka llogaritur me një rezultat të tillë. 99,4 përqind me vetëm dy vota kundër. Brohoritje frenetike në sallë, duartrokitje të pandërprera për disa minuta. Matias Platçek ishte i prekur dhe tek ai u pa qartë befasia për rezultatin, më i miri për një shef të socialdemokratëve në këto 50 vitet e fundit.

Rezultati të kujton kohët e shkuara

"E pra unë e pranoj zgjedhjen me kënaqësi. Po ashtu e ndjej veten pak të prekur. Një prej shokëve gjermanolindorë më tha më parë 'Mos u dëshpëro, ky numër të kujton kohët e vjetëra por ky rezultat është i rregullt'... Shpresoj që për çdo rast do të bëj gjithçka që këtë dhënie të madhe besimi ta kthej me punë, shpresoj me punë të mirë", tha Platçek.

Lëvdatat para kohe janë të mëdha. Tani, Matias Platçek duhet ta dëshmojë se i meriton ato. Kjo për faktin se të paktë janë ata që e njohin atë në të vërtetë. Ai është anëtarësuar në Partinë Socialdemokrate para dhjetë vitesh dhe në nivel federal ka rënë shumë pak në sy. Megjithatë mënyra e tij e të folurit bën që njerëzit t'i shkojnë prapa, kjo u pa qartë edhe në kongresin e partisë dhe siç duket, shumë besojnë që ai do të ofrojë sërish partinë pas vështirësve të viteve të fundit.

Platçek do bashkojë partinë

Mendime nga radhët e delegatëve: "Besoj që aktualisht po përjetojmë një kthesë edhe tek politikanët. Me populistët të cilët qëndrojnë në ballë popullata është ngopur pjesërisht. Këtë mund ta vëreni edhe tek zgjedhjet e caktuara të landeve që i kishim në vitet e fundit. Njerëzit duan njerëz praktik, ata duna të kuptojnë çka sjellin ata, ku janë zgjidhjet".

"Ai e bëri të qartë që temat më të rëndësishme tradicionale qëndrojnë në ballë. Ato janë arsimi, barazia sociale, barazia në shanse dhe po ashtu ndjenja që ne mendojmë ndërkombëtarisht dhe këtë ai e transmetoi shumë bindshëm".

Matias Platçek preku para së gjithash anën emocionale.

Shpirtin e Partisë Socialdemokrate. Platçek e pranoi që në kreun e partisë janë bërë shumë gabime. Por një prej fjalëve më të dashura të tij është besimi. Ai do të kthej besimin por edhe vetëbesimin e bazës partiake dhe të qytetarëve. Ai dëshiron t'u japë guxim të tjerëve, sepse sipas tij vetëm bashkarisht mund t'u dilet përballë sfidave të së ardhmes:

"Vendin tim, Gjermaninë tonë nuk do të ndërroja me asnjë vend tjetër të botës. Eshtë një vend i mrekuluueshëm. Jam i gëzuar që mund të jetoj dhe punoj në këtë vend. Ky vend me vlera jetësore nuk është dhënë në këtë gjendje nga natyra. Kjo është një detyrë e jona e përditshme", tha Platçek.