Machester United finalisti i parë i Champions-League
6 Maj 2009Reklamë
Mbajtësi i titullit, ekipi i Machester United, është kualifikuar si finalisti i parë i Ligës së Kampionëve në futboll. Në ndeshjen e kthimit në gjysëmfinale ekipi Arsenal-it humbi me rezultatin 3:1. Finalisti i dytë do të dalë sot nga ndeshja mes ekpit të FC Chelsea, ku luan dhe kapiteni i kombëtares gjermane Michael Ballack, me ekipin e Barcelonës. Ndeshja finale e Ligës së Kampionëve do të zhvillohen në Romë, më 27 maj.