Më shumë të holla për ndërtimin e forcave të sigurisë në Afganistan | Bota | DW | 27.01.2007
  1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Bota

Më shumë të holla për ndërtimin e forcave të sigurisë në Afganistan

Në Afganistan po rritet rreziku se korrupsioni dhe terrori do të fitojnë ndaj eksperimentit demokratik që po provon bashkësia ndërkombëtare që prej përfundimit të luftës. Presidenti amerikan Xhorxh Bush deklaroi se SHBA-s do ta forcojnë angazhimin e tyre aty dhe se do të investojnë miliarda dollarë gjatë dy viteve të ardhshme në rindërtimin dhe mbi të gjitha në krijimin e trupave afgane të sigurisë. Një fushë tepër e vështirë, ndonëse bashkësia ndërkombëtare ka vite që e mbështet vendin me të holla dhe ekspertë.

Policët dhe ushtarët në Afganistan mungojnë ende. Ushtria që ishte planifikuar të përbëhej nga 70.000 ushtarë, mezi ka arritur të mbsuhet me gjysmën e këtij numri, ndërkohë që vetëm shumë pak prej këtyre ushtarëve janë vërte në gjendje të marrin pjesë në një mision ushtarak. Por ata janë shumë të paktë për të luajtur në krah të NATO-s një rol më të madh. Përveç kësaj mungojnë armët dhe pajisje ushtarake, ankohet gjenerali Zahir Azimi, zëdhënës i ministrisë së brendshme afgane:

"Në jug kemi shumë pak tankse dhe armë. Ato armë që kemi i morrëm nga çarmatimi i milicëve. Bashkësia ndërkombëtare duhet të shpenzojë më shumë të holla për ushtrinë dhe policinë. Ne kemi kohë që themi se forcat afgane të sigurisë duhet të forochen sa më parë. Por askush nuk na e vuri veshin."

Bashkësia ndërkombëtare dhe mbi të gjitha amerikanët, të cilët janë përgjegjës për krijimin e ushtrisë, ju përmbajtën 5 vite me rradhë planeve të konferencave të mëdha për Afganistanin. Përpara 1 viti në Londër u ra dakord që ndërtimi i policisë dhe ushtrisë lokale në Afganistan mund të zjgasjë pa probleme deri në fund të vitit 2010- Por pastaj erdhi vera dhe vjeshta 2006, stinë këto që e ktyhen vitin në më të përgjakshmin që prej rrëzimit të sistemit të Talibanit. Sidomos nga rradhët e policisë, e cila luftoi në krah të ushtrisë, pati viktima të shumta:

"Ushtria jonë nuk mund ta mbrojë sigurinë në të gjithë Afganistanin. Numri i ushtarëve është ende shumë i ulët. Kështu që policia duhet të luftojë së bashku me ushtrinë, për të përballuar kështu kryengritjet e shumta dhe për të luftuar armiqtë e paqes dhe stabilitetit në Afganistan."

Gjermania është kombi i dytë pas amerikanëve që po ndihmon në ndërtimin e forcave të policisë. POr pjesa më e madhe e trejnimit po financohet nga SHBA-s. Me rezultate katastrofale, ankohen ekspertët ndërkombëtarë. Përveç trejnimit jo të mjaftueshëm dhe prezencës së dobët, policët afganë mbahen edhe si të korruptueshëm- 5 vite pas fillimit të ndërtimit të forcave policore, Joanna Nathan, nga grupi i njohur studiues "International Crisis Group" bën një bilanc shkatërrues:

"Ndërtimi i policisë afgane dështoi plotësisht. Që në fillim munguan mjetet e duhura financiare dhe vëmendja e bashkësisë ndërkombëtare në këtë fushë."

Por pasojat e vitit 2006 dhe frika nga një kryengritje e re në pranverë të këtij viti, kanë shkaktuar preokupime të reja tek bashkësia ndërkombëtare. Vonë, por jo shumë vonë, mendojnë ekspertët dhe diplomatët në Afganistan. Ata mendojnë se viti 2007 do të jetë vendimtar për një mdryshim, në mënyrë që Afganistani të mos kthehet sërish në një vend të konflikteve të pazgjidhshme të përgjakshme.

  • Data 27.01.2007
  • Autor Christoph Heinzle
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/ArJY
  • Data 27.01.2007
  • Autor Christoph Heinzle
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/ArJY
Reklamë