1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Më i zvogëluar, më efiçient, më mirë?

Klaus Dahmann13 Mars 2006

Çfarë po mbetet nga plani fillestar i reformimit të Këshillit të OKB-së për të drejtat e njeriut

https://p.dw.com/p/Aqqh
Komisioni për të drejtat e njeriut, Gjenevë
Komisioni për të drejtat e njeriut, GjenevëFotografi: AP


Konferenca e 62-të vjetore e Komisionit të Kombeve të Bashkuara për të drejtat e njeriut filloi sot punimet në Gjenevë dhe u shty menjëherë për një javë. Delegacionet kishin rënë dakord për këtë më herët, pasi Asambleja e përgjithshme e Kombeve të Bashkuara nuk arriti të vendosë për themelimin e një Këshilli që do të zëvendësonte në të ardhmen, Komisionin për të drejtat e njeriut.

Kur në vitin 1947 u themelua Komisioni për të drejtat e njeriut ishte një e arritur me vlerë të madhe, thotë aktivisti për mbrojtjen e të drejtave të njeriut nga Nju Jorku, Simon Çesterman. Kjo për faktin se një forum i tillë diskutimi i përfaqësuesve qeveritarë mbi çështjet themelore të të drejtave të njeriut nuk ekzistonte deri në atë moment. Megjithatë sipas Çesterman: "Me kalimin e kohës janë shtuar kërkesat për një politikë të të drejtave të njeriut të aftë për veprim dhe ndërhyrje, andaj dhe komisioni për të drejtat e njeriut gjithnjë e më tepër u shndërrua në një farsë."


Dhe kjo për faktin se përfundimisht ai nuk po arrinte rezultate konkrete dhe shihet vetëm si një organ për llomotitje, të cilat nuk i shërbejnë askujt. Çesterman e përshkruan Komisionin kështu: Së pari është dëshmuar si plotësisht joefikas që të ndikojë në ndryshime kështu që ndryshe quhet edhe si organizmi me koshin më të madh të letrave në histori. Së dyti - dhe ky është një fenomen i kohëve të fundit - është politizuar në masë të madhe anëtarësia dhe përzgjedhja e anëtarëve. Zgjedhja nuk është parë si mjet për zbatimin e të drejtave të njeriut por si mjet ose për aplikimin e kryqëzatave kundër disa shteteve apo për mbrojtjen nga sulmet për shkeljet e të drejtave të njeriut nga vet Komisioni", nënvizon Çesterman.

Shtetet si Kuba, Zimbabveja dhe Kina përshembull rregullisht kanë caktuar vetë përfaqësuesit e tyre në Komision dhe pengonin në këtë mënyrë që të akuzohen për shkelje të rënda të të drejtave të njeriut. Kjo për shumë vetë ishte si të hidhje hi syve, edhe për Shtetet e Bashkuara të Amerikës, të cilat ushtruan presion të fuqishëm për krijimin e një komisioni të ri, i cili do të ishte më i vogël por më efiçient.

Në samitin e Kombeve të Bashkuara që zhvilloi punimet në shtatorin e vitit të kaluar u arrit më në fund: ishte një prej vendimeve më të rëndësishme të presidentëve dhe kryeministrave, fakti që Komisioni i të drejtave të njeriut të zëvendësohet me Këshillin për të drejtat e njeriut. Ky ishte vetëm një vendim ndërkaq hollësitë u lanë të diskutohen më vonë.

Megjithatë një prej synimeve ishte që komisioni i vjetër të zëvendësohet që këtë vit me Këshillin e ri. Por ky plan aktualisht nuk po respektohet.

Presidenti suedez i Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së arriti një konsensus të gjerë, por jo edhe të plotë për detajet se si duhet të jetë përbërja e Këshillit të ri. Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë ato që tani bllokojnë punën. Ambasadori amerikan në Kombet e Bashkuara, Xhon Bolton e bëri disa të qartë se do të votoj kundër projektit aktual: "Projektskica aktuale është e pamjaftueshëm. Ne do të votojmë me Jo", sqaroi Bolton.

Në fakt në mes të projektskicës së parë dhe kompromisit të fundit ndodhen dy botëra. Në këtë mënyrë edhe sekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Kofi Anan atë e vlerëson si përparim të madh dhe sqaron se: "Askush nuk mund të thotë se është verë e vjetër e futur në shishe të re".

Por kjo nuk i mjafton ambasadorit Bolton. Pala amerikane ka kërkuar që në Këshillin për të drejtat e njeriut të jenë të përfaqësuara të pesë anëtarët e përhershme të Këshillit të Sigurimit, Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Rusia, Kina, Britania e Madhe dhe Franca. Kjo nuk parashihet në kompromisin e arritur së fundi.