1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Luftë për pushtet në Gjermani, diskutimet për pranimin e Turqisë në BE

2 Tetor 2005
https://p.dw.com/p/ArtY
Simbol i Turqise ne BE
Simbol i Turqise ne BEFotografi: Fotomontage/AP/DW


Komentet e shtypit sot i kushtojnë vëmendje zgjedhjeve të vonuara në landin e Dresdenit me 2 tetor dhe ditës së bashkimit të Gjermanisë të hënën e ardhshme. Një temë tjetër e rëndësishme është debati për fillimin e bisedimeve për pranimin e Turqisë.

Para zgjedhjeve në Dresden kancelari Gerhartd Schrëder dhe kryetarja e CDU-së Angela Merkel demonstruan edhe një here forcën e tyre. Për këtë në gazetën Bonner Generalanzeiger lexojmë:

"Përseri Dresdeni. Para tri vjetesh përmbytja e lumit Elba vendosi vazhdimin e politikës së Schrëderit si kancelar. Kësaj here Dresdeni voton me vonesë. Por historia nuk përsëritet. Votimi nuk mund të ndryshojë shumë në raportet e reja të shumicës në parlament. Dhe megjithatë kjo e dielë do të jetë një datë vendimtare."


"Bild am Sonntag" shkruan për kancelarin.

"Schrëder nuk ka për ta realizuar pretendimin për të rimarrë postin e kancelarit. Sa më shumë të këmbëngulë, ai më shumë rrezikon që edhe në sytë e admiruesve të tij të kthehet nga një politikan i peshës së rëndë në një figurë tragjike. Përveç kesaj Schrëder i ka dashur zgjedhjet e reja, për të mos u bërë deri në vitin 2006 një kancelar që do të hiqej. Nqs do t´i shtyjë edhe një apo dy vjet çfarë do të ishte ndryshe, veçse një kancelar që do të hiqet? Schrëder i ka arritur të dy synimet e tij në fushatë. Ai mund të largohet nga detyra me kokën lart, dhe parimet kryesore të politikës së tij reformatore janë pranuar nga të gjithë. Dhe ai i ka dhuruar partisë socialdemokrate një rezultat aq të mirë, sa që ajo mund të rinovohet si parti e rëndësishme qeverisëse si nga idete ashtu edhe nga personeli"

Këmbënguljes për të mos e lëshuar postin i kushton vëmendje edhe gazeta International Herald Tribune

"Socialdemokratet gjermanë vënë në pikëpyetje të ardhmen politike të kancelarit të tyre, përmes disa drejtuesve të partisë që mendojnë se nuk shtrohet më pyetja, në se do të tërhiqet Gerhard Schrëder, por kur. Merkel e ardhmja e së cilës dukej e pasigurtë për shkak të rezultatit më të keq të partisë së saj që prej dekadash, tregon sërish vendosmëri, për t´u bërë kancelare. Ajo do të ishte e para grua në këtë pozicion dhe përveç kesaj një grua, që është rritur në Gjermaninë lindore komuniste."

Gazeta britanike Daily Telegrah i ka përgatitur Schrëderit nekrologjinë. Ajo shkruan:

"Ka shënja që Schrëderit po i rrëshqet pushteti. Edhe partnerët e dikurshem në koalicion me të, të gjelbrit, i kanë rekomanduar Schrëderit, të heqë dorë nga posti. Në shtatë vjetët e tij si kancelar Schrëder ka kryer vetem reforma të thjeshta dhe nuk e ka mbajtur premtimin për uljen e papunësisë. Ai është një njëri i së djeshmes, dhe sa më shpejt që të largohet nga zyra kancelarore aq më mirë."


Artikujt kryesorë të gazetave ndërkombëtare trajtojnë intensivisht raportin dhe Turqisë në BE. Lidhur me debatin brenda BE-së për fillimin e bisedimeve për pranimin e Turqisë gazeta britanike The Guardian shkruan.

"Turqia që një herë e një kohë karakterizohej nga puçet ushtarake, torturat dhe superinflacioni i ka plotesuar kriteret për një anëtarësim në BE, demokraci, shtet juridik, të drejta të njeriut. Edhe nqs zbatimi i ligjeve të reja, nuk është arritur kudo plotesisht në territoret kurde, thjesht perspektiva për pranim në BE i ka çuar shumë përpara reformat. Demokracia muslimane sekulariste e Turqisë ka bërë të qartë, se tani është e gatshme për një Evropë tolerante dhe multikulturore. Tani duhet berë hapi vendimtar dhe duhen nisur bisedimet."

Gazeta Indipendant du Midi nga Franca përmbledh arsyet psikologjike:

"Refuzimi në të cilin has kandidatura e Turqisë, tregon kufinjtë e një hapjeje të BE-së, që mund të joshte një ushtri me forca të lira të punës në një treg pune, që ndodhet gjithsesi në krizë. Evropa ka frikë nga vetvetja dhe prandaj ka edhe frikë nga të tjerët. Evropa po kthehet në një kështjellë. Vetem lufta kunder varfërisë mund ta zgjidhe problemin e emigracionit. Dhe kete e injorojnë vendet e pasura me gjithë predikimet e të dielave, që perseriten nga njëri samit në tjerin."