Liga gjermane e kampioneve : Mynihu shpallet kampion i vjeshtës
16 Dhjetor 2007Reklamë
Rezultatet e ndeshjeve të Bundesligës, që u zhvilluan të shtunën (15.12) janë:
Berlini - Mynihu 0:0; Bremeni - Leverkuseni 5:2; Karlsruhe - Hamburg 1:1; Shalke - Nyrenberg 2:1; Bilefeld - Shtutgart 2:0 dhe Volfsbug - Dortmund 4:0.
Bajeni i Mynihut siguroi titullin e kampionit të vjeshtës falë golavarazhit më të mirë kundrejt Verder-Bremenit.
Në kampionatin botëror të hendboll-it për femra që po zhvillohet në Francë ekipi gjerman nuk arriti të kualifikohet për në finale. Në gjysmëfinale skuadra gjermane e drejtuar nga trajneri Armin Emrich humbi ndeshjen kundër kampionëve në fuqi të Evropës, Norvegjisë me rezultatin 30:33.