Leonard Orban - Komisari i ri rumun i BE-së | Evropa | DW | 26.11.2006
  1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Evropa

Leonard Orban - Komisari i ri rumun i BE-së

Rumuni Leonard Orban do të prezantohet më 27 nëntor përpara Parlamentit Evropian si Komisari i ri për shumëllojshmërinë e gjuhëve dhe do t´u përgjigjet pyetjeve të deputetëve

Parlamenti Europian, Bruksel

Parlamenti Europian, Bruksel

Pas gabimit që bënë me emërimin e Varjan Vosganianit si kandidat për këtë post, rumunët zgjodhën tani një njeri tjetër. Por sidoqoftë Orban nuk ka një post pak të rëndësishëm politik, ndonëse BE-ja i ka dhënë një departament pak a shumë të lehtë për të drejtuar. Orban do të kujdeset në të ardhmen për përkthimet dhe deklaratat e publikimet e Komisionit Evropian.

Kush është Leonard Orban?

Leonard Orban lindi më 28 qershor 1961 në qytetin Brasov, ku studioi edhe inxhinieri mekanike. Më pas ai vazhdoi studimet në degën e menaxhimit në Akademinë e Bukureshtit.

Ai filloi të punojë për herë të parë për BE-në në vitin 1993. Gjatë kësaj kohe ai punonte në dhomën e deputetëve rumunë si këshilltar parlamentar për çështjet e Evropës. Nga mai 2001 deri në dhjetor të 2004 Orban ishte zëvendës-ndërmjetësuesi i Rumanisë për BE-në. Ai ishte personi kryesor që ndërmjetësoi antarësimin e Rumanisë në BE. Kur u nënshkrua marrëveshja për antarësimin e Rumanisë në BE në prill të vitit 2005 në Bruksel, ai vuri pranë presidentit, kryeministrit dhe ministrit të jashtëm rumun, gjithashtu firmën e tij në këtë marrëveshje.

Leonard Orban europian i bindur

Ai e ka mbrojtur gjithmonë antarësimin e Rumanisë në BE dhe e ka bërë gjithnjë të qartë, se cilat përgjegjësi ka Rumania pas antarësimit në BE:"Besoj se nuk duhet të flasim për përfitimet financiare dhe shpenzimet tani, por për të mirat dhe përpjekjet. Standarti i jetesës në Rumani do të përmirësohet, ndonëse tani nuk besojnë shumë njerëz në këtë gjë. Po flas këtu për kualitet vërtet të lartë jetese, i cili nuk do të reduktohet vetëm tek pagat më të larta. Përsa i përket përpjekjeve, duhet t´i kryejmë me çdo kusht reformat që kemi nisur në shumë sektorë."

Aktualisht Leonard Orban është sekretar shteti në ministrinë rumune për Evropën. Ai koordinon përgatitjet për antarësim dhe është përgjegjës për statusin e Rumanisë si vëzhguese brenda institucioneve evropiane.

Si komisar i ri Orban nuk duhet të bindë vetëm BE-në se Rumania nuk është aq e korruptuar dhe e prapambetur siç flitet. Ai lufton gjithashtu kundër lodhjes së rumunëve ndaj përpjekjeve për antarësim në BE. Kjo është arsyeja përse ai nuk lodhet së përmenduri se Rumania do të ketë vetëm përfitime nga antarësimi në BE.

Orban pret bekimin e Parlamentit Evropian

"Pas integrimit Rumania do të luajë një rol më të madh evropian. Ne do të jemi pjesë e procesit të vendimarrjeve evropiane dhe do të kemi kështu të drejtë të themi mendimin tonë lidhur me shumë gjëra. Rumania do të ketë të drejtë fjale në BE."

Gjatë ditës së sotme Leonard Orban do të prezantohet së bashku me kolegen e tij bullgare, ministren për Evropën Meglena Kuneva, përpara Parlamentit Evropian. Ndonëse Parlamenti Evropian nuk mund ta evitojë emërrimin e këtyre kandidatëve nga ana ligjore, pranimi i tij vlerësohet si shumë i rëndësishëm. Por Orban do ta marrë me siguri bekimin e Parlamentit Evropian.

  • Data 26.11.2006
  • Autor Laurentiun Diaconu
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/Ar9i
  • Data 26.11.2006
  • Autor Laurentiun Diaconu
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/Ar9i