Kushteta evropiane është domosdoshmëri - Diskutim për kushtetutën e BE-së në hapje të kongresit të 65 të juristëve në Bon | Gjermania | DW | 22.09.2004
  1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Gjermania

Kushteta evropiane është domosdoshmëri - Diskutim për kushtetutën e BE-së në hapje të kongresit të 65 të juristëve në Bon

Pak e saktë, kjo shprehje vlen edhe kur është fjala për ligjet. Me këtë apel për të ndriçuar sado pak xhunglën juridike në Gjermani, ish-gjyqtari i Gjykatës Kushtetuese gjermane, Paul Kirchhof hapi të martën në Bon kongresin e 65 të juristëve gjermanë. Me rreth 2.600 gjyqtarë, avokatë dhe studjues në fushën e drejtësisë, kongresi katër ditor është forumi më i madh i këtij lloji.

Logoja dhe drafti i Kushtetutës Evropiane

Logoja dhe drafti i Kushtetutës Evropiane

Që në hapje të tij në plan të parë ishte diskutimi për marrëveshjen e kushtetutës evropiane. Projekti për një Kushtetutë Evropiane është një vizion politik, mendon presidenti i Gjykatës Kushtetuese, Hans-Jyrgen Papier. Edhe nëse gjatë muajve të ardhëshëm në disa vende anëtare të BE-së do të ketë debate të zjarrta pro dhe kundër, për dështimin e kushtetutës tani është shumë vonë:

"Çfarëdo rjedhe që të marrë fati i projektkushtetutës, në të ardhmen ajo do të jetë domosdoshmëri dhe nuk ka për të pasur prapaktheu."

Në ato vende të BE-së, ku do të organizohen referendume do të jetë e vështirë që të bindet popullsia për rëndësinë dhe qëllimin e kushtetutës, thekson më tej zoti Papier. Por kjo nuk është arësyeja përse Gjermania nuk preferon referendum. Hans-Jyrgen Papier i konsideron të gabuara motivet e atyre që kërkojnë referendum. Sipas tij nuk duhet që të ndiqet taktika e të hedhurit hi syve:

"Referendumi popullor për marrëveshjen e kushtetës nuk është platformë për një "larje hesapesh të përgjithshme" me 50 vjet politikë evropiane për integrim edhe pse pikërisht një gjë e tillë kuptohet gabimisht, ose me qëllim intepretohet gabim. Stadi aktual i integrimit evropian - si tregu i brendshëm, monedha e përbashkët, zgjerimi në Lindje, është një proces i padiskutueshëm që nuk do të vihej në pikëpyetje edhe sikur të jepej votë negative në referendum."

Ndonëse Papier arrin në përgjithësi në një konkluzion pozitiv: ende ka disa gjëra që duhen kundërshtuar në projektkushtetutë. P.sh. edhe pse çdo qytetari i garantohen të drejta themelore, deri më tani nuk është parashikuar që individi të ketë edhe të drejtën e ngritjes së padisë pranë Gjykatës Evropiane. Hans-Jyrgen Papier është skeptik nëse do të funksionojnë realisht rregullat e lojës së përbashkët midis vendeve anëtare të BE-së. Kush ka të drejtë të dekretojë ligje dhe cilat prej tyre, kur
është Brukseli kompetent dhe kur qeveritë, në këtë drejtim ka ende shumë paqartësi dhe klauzola përjashtuese.

Në një sfond të tillë është edhe më e rëndësishme çuarja përpara e reformës së sistemit federal në Gjermani, në mënyrë që qeveria në Berlin të jetë e aftë të veprojë në nivel evropian, mendon ministrja e drejtësisë Brigite Zypries. Sipas saj kjo do të thotë që sa më shumë kompetenca të landeve t´i kalojnë federatës. Sektorë të tillë si mbrojtja e mjedisit apo policia, që deri tani janë kompetencë e landeve duhet të rregullohen nga Belrini:

"Gjermania duhet të flasë me një zë në Bruksel. Me rritjen e peshës së vendimeve të shumicës në një Evropë të përbërë nga 25 shtete do të shtohet edhe presioni për veprim ndaj Gjermanisë. Ne duhet të jemi të shpejtë dhe të aftë për të reaguar, ne duhet të jemi edhe partner i besueshëm bisedimesh për vendet e tjera", nënvizon minsitrja gjermane e drejtësisë.

  • Data 22.09.2004
  • Autor Klaus Dahman
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/Ar5g
  • Data 22.09.2004
  • Autor Klaus Dahman
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/Ar5g