Kryesorja është të mos lihen vetëm në mjerimin e tyre
19 Janar 2010Ndërsa "Westdeutsche Zeitung" komenton: "Nëse detyrën herkuliane që paraqet situata në Haiti nuk e merr përsipër fuqia botërore SHBA me ushtrinë e saj atëherë kush? Për njerëzit në Port-au-Prince nuk ka rëndësi se kush u vjen në ndihmë, kryesorja është të mos lihen vetëm në mjerimin e tyre. Kjo të kujton vitet 1948/49 kur njerëzit në Berlinin e rrethuar furnizoheshin nga ajri nga bombarduesit e flotës ushtarake të SHBA-së."
Lagjia qeveritare në kryeqytetin afgan Kabul të hënën u sulmua nga një grup talibanësh të armatosur. Disa prej tyre kryen atentate vetëvrasëse.
Lidhur me këtë temë "Volkstimme" që del në Magdeburg komenton: "(...) Talibanët kërkojnë të përhapin tmerr dhe të dërgojnë sinjale. Të hënën një pjesë e ministrave të kabinetit të ri të Presidentit Karzai do të bënin betimin. Sinjali: ata nuk mund të jenë askund të sigurtë, ne, talibanët, thyejmë çdo masë sigurie. Së dyti, ky sulm është edhe një fyerje jo vetëm për ofertën e hapur të qeverisë në Kabul, për të siguruar punë për rreth 35000 luftëtarë talibanë, por edhe për bisedimet që bëhen në provinca me përfaqësues të tyre. Dhe mesazhi i drejtohet edhe Nato-s: mos u lodhni më kot, ne jemi të fortë, kudo në Afganistan. Në fund të janarit Aleanca do të zhvillojë konsultime rreth temave siguri, kompetencë qeverisëse, integrim i talibanëve, ekonomi dhe shoqëri në Afganistan. Kush i merr seriozisht sinjale të tilla nuk ka më iluzione për Afganistanin. Por kush lejon të trembet nga terrori, e ka humbur Afganistanin."
Autor : Eliana Xhani /dpa Redaktoi : Aida Cama