1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Kryeministri i Hungarisë jep dorëheqjen

20 Gusht 2004
https://p.dw.com/p/ArGb

Kryeministri i Hungarisë Peter Medgyessi ka dhënë doreheqjen të enjten në mbremje. Në këtë mënyrë ai theu një rekord të ri hungarez. Ai është kryeministri i parë pas kthesës politike, që ka dhënë doreheqjen.
Pas dy vjetësh i skadoi afati një kryeministri, të cilin siç dukej nuk e donte askush. Në vitin 2002 ky politikan i paparti erdhi në pushtet si kandidat i partisë socialiste (MSP). Dhe humbi sepse pikërisht ata që e kishin ngritur, e lanë të binte.
Shkak i doreheqjes së Medgyessit ishte një grindje e ashper me partnerin e vogël liberal të koalicionit (SDS). Në kuadër të transformimit të qeverisë kryeministri kishte pushuar ministrin e ekonomisë, anëtar të kesaj partie Istvan Cillag. Liberalet nuk e pranuan vendimin. Medgyessi donte ta zgjidhte këtë përmes një kercenimi ultimativ se do të jepte doreheqjen. Ndërsa liberalët reaguan me maturi, ishin pikërisht socialistet ata që goditën dhe e pranuan doreheqjen. Kështu iu dha fund ngjarjeve të muajve të fundit, në të cilat u bë gjithnjë e më e qartë se bashkejetesa politike ndermjet socialistëve dhe një politikani karriere të paparti, i cili si në eren komuniste ashtu edhe pas ktheses demokratike 1989 e kishte patur vendin në elitën politike nuk funksiononte. Për Medgyessin thuhej, se ishte i zoti të realizonte idete e tij, ishte në gjendje të organizonte mirë dhe t´i lëvizte fijet me shkathesi nga prapaskena. Sipas të gjitha gjasave ai e ka humbur forcën magjike të ketyre cilësive.
Ish kryeministri që nuk binte shumë në sy, i cili nuk ishte as udheheqes karismatik dhe as orator i mirë, nuk dinte të jepte drejtimin dhe nuk arriti që t´i vinte socialistet nën vete. Ai donte të behej një figurë integruese që do të lidhte hendekun e madh ndermjet të majteve dhe të djatheve, por pa sukses.
Medgyessi nuk mundi t´i arrinte qëllimet e tij ambicioze as në politikën ekonomike. Rritja ekonomike u ngadalësua, në vitin 2003 kjo shifër ishte në 2,9%. Shpenzimet publike i kanë dalë nga kontrolli, pjesërisht edhe për shkak të premtimeve zemërgjëra që socialistet kishin bërë para zgjedhjeve. Megjithë keto dhurata politika e tij sociale mbeti e paplotë. Ai nuk arriti që të ngrinte standartin e jeteses së qytetarit të mesem. Dhe nuk ishte në gjendje, të ndalonte rritjen e borxheve në produktin bruto brenda vendit. 60%-shi, kufiri më i lartë, i formuluar në marrëveshjen e Maastrichtit po afrohet gjithnjë e më shumë. Kritikët flasin gjithnjë e më shumë për një politike ekonomike pa orientim dhe pa profil. Zgjedhjet evropiane e dobesuan edhe më shumë pozitën e Medgyessit, Në to partia opozitare e djathtë konservatore Fides MPP fitoi qartë me 47% të votave, socialistët qeverisës arriten vetem 34%.
Për strategët e socialistëve pas kësaj goditjeje ishte e qartë, se Medgyessi po bie dhe se i duhet terhequr freni. Dhe kete edhe e benë me rastin më të parë. Kercenimi i Medgyessit për të dhënë dorëheqjen ditën e enjte erdhi për ta si me porosi. Për Medgyessin ai qe fatal.