1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Kriza politike e unionit opozitar në Gjermani dhe kriza e koncernit të automobilëve Opel janë dy temat e përzgjedhura nga gazetat gjermane të 18 tetorit 2004

17 Tetor 2004

Unioni kristjandemokrat/kristjansocial, CDU/CSU partia më e madhe në opozitë në Gjermani është përfshirë nga një krizë e thellë politike. Një temë tjetër mjaft të mprehtë këto ditë në Gjermani janë shkurtimet e planifikuara nga koncerni i automobilëve General Motors në fabrikat në Evropë.

https://p.dw.com/p/Ary8

Mosmarrëveshjet midis dy partive si motra, kristjansocialëve bavarezë dhe krisjtandemokratëve, lidhur me reformën në sistemin e shëndetësisë, dështimin e idesë për një aksion për mbledhjen e firmave kundër antarësimit të Turqisë në BE dhe së fundi dorëheqjen e kryetarit të fraksionit parlamentar të CDU-së Friedrich Merc, e kanë vënë në pikëpyetje kredibilitetin e kryetares së partisë Angela Merkel. Madje në shtyp spekulohet edhe për mundësinë e një komploti kundër saj. Kjo është edhe tema dominuese e politikës së brendëshme që komentohet në gazetat e sotme të Gjermanisë.

Vecojmë një citat nga komnenti i së përditshmes "Saarbrücker Zeitung": "Kriza në union po ndodh sipas teorisë së kaosit, ajo nuk mund të drejtohet më. Kryeteres Angela Merkel i kanë dalë duarsh frenat. Asaj i duhet të shohë pashpresë, se si po dëmtohet imazhi i krijuar me mundim i një alternative komptente qeverisëse. Si fajtor kryesor krisjtandemokratët e indinjaur bëjnë partinë bavareze si motër të tyre. ... Eshtë e sigurtë dhe aspak sekret që forcat konservatore në union si dhe kreu i kristjansocialëve Edmund Shtojber kanë probleme me një kryetare partie që është gjermanolindore dhe protetstante."

Gazeta e Bonit "General Anzeiger" trajton në komentin e saj tezën e një komploti në mundshëm kundër kryetares së partisë kristjandemokrate, Angela Merkel, citojmë: "Kudo qofshin rrënjët e problemit, kryeministri i landit të Tyringenit, Dieter Althauz, e thotë hapur, se nuk ka përse të na befasojnë spekulimet lidhur me Angela Merkel. Kohët e fundit Merkel ka humbur mjaft nga suksesi i saj në publik, kjo ndër të tjera edhe sepse partia e saj po humbet simpatinë e elektoratit. Por janë pikërisht idhtarët e unionit ata që kërkojnë vendosmëri në kampin e tyre. Ndërkohë që CDU dhe CSU nuk kanë unanimitet. Madje Merkel të kujton pak situatën e Gerhard Shrëderit, sepse ajo gjithashtu po demonstron forcë për t´iu përmbajtur planeve të saj për reforma edhe pse ato bartin rrezik me vete. Nëse ajo do të lëkundet apo ndoshta do të tërhiqet prej kësaj, faturën do ta marrë më së voni në zgjedhjet e vitit 2006."

Mbi këtë temë edhe një citat nga e përditshmja "Frankfurter Allgeimene Zeitung": "Nuk është ndonjë gjë e re që unioni grindet për politikën shëndetësore, për Turqinë apo për tërheqjen e ekspertit të financave Friedrich Merc. E reja, sic mund të kuptohet nga deklaratat e kryeministrit kristjandemokrat të landit të Tyringenit Dieter Althauz, është, se unioni është kaq i përcarë për cështjet parimore vetëm e vetëm sepse në epiqendër të sherrit është kandidatura për kancelar në zgjedhjet e ardhëshme."

Një temë tjetër mjaft të mprehtë këto ditë në Gjermani janë shkurtimet e planifikuara nga koncerni i automobilëve General Motors në fabrikat në Evropë. Më të prekur janë punëtorët e filialit Opel në Gjermani. Në të përditshmen "Süddeutsche Zeitung" lexojmë: "Punëtorët e Opelit në Gllevicë të Polonisë ose në Azambuja të Portugalisë fitojnë prej strategjisë së General Motors për Evropën. Në bazë të kësaj strategjie do të zgjerohen fabrikat në ato vende, ku kërkesa është e lartë dhe pagat të ulëta. Gjermania nuk ka asnjërën prej këtyre... Ndaj për sindikatat gjermane ndodhen përballë një pikëkthese: ato duhet ta kuptojnë që Gjermania nuk është ishull dhe që në të nuk vlejnë më recetat e viteve 70 apo 80."


Lidhur me protetstën e punëtorëve të fabrikës së Opelit në Bohum, gazeta "Westdeutsche Zeitung" vëren: "Askush ndërkohë nuk e ka nën kontroll revoltën e Opelit në Bohum. Sindikatës së metalurgjisë, IG-Metal, i janë prerë duart, asnjëri prej atyre që kanë akumumuar indinjatë nuk do t´i dëgjojë funksionarët. Këshillat e ndërmarrjeve janë bahskuar me radhët e punëtorëve të frikësuar për humbjen e vendeve të punës. Politikën dihet që se dëgjon askush. Madje ministri i punës në landin e Nordrein-Vestfalisë, dikur vet anëtar i sindikatës metalurgjike, e fishkëllyen. Ndihmë prej landit nuk mund të pritet. Në një sfond të tillë krijohet terren për spekulime dhe teza komploti. Fabrikat gjermane të Opelit do të mbyllen për të ndëshkuar Gjermaninë që kundërshtoi luftën e Irakut. Në të kundërt Polonia si antare e koalicionit shpërblehet. Fabrikat në Poloni nuk do të preken. Të tilla spekulime e kanë prejardhjen nga vetë kreu i lidhjes federale të sindikatave. Kjo tregon se sa serioze është situata. Por zgjidhjet duhet të gjenden sa më shpejt"

Gazeta "Badische Zeitung" komenton: "Askush nuk pranon në heshtje që t´i rrëmbehet baza e ekzistencës. Ndonëse është e kuptueshme që forma e konfrontimit nuk të con më tej. Pa shkurtime në personel Opeli nuk mund t´i bëjë ballë krizës, ky është madje kushti për mbijetesën e prodhuesit të automobilëve. Ndaj ka ardhur koha që sipërmarrësit dhe përfaqësuesit e punëtorëve të gjejnë një zgjidhje në paqe për ta mbajtur sa më të kufizuar numrin e shkurtimeve."


Në revisten e njohur gjermane der Spiegel botohet sot një artikull me titull Kosova para trazirave të reja. Fillimisht duke pörshkruar gjendjen e serbeve në Prizren gjatë kohës pas trazirave të marsit autoret Renate Flotau dhe Hans Hyong shkruajnë:

"Me lexim dhe televizion kalon Milos Nedic jeten në palestren e trupave gjermane të Kforit në Prizren. Së bashku me 80 serbe të tjere ai u strehua ketu nga trazirat e marsit. Për të dhe 30 serbet e tjere, që kanë mbetur, kazermat gjermane të rrethuara me tela me gjenba dhe të siguruara me ushtarë të armatosur rëndë janë atdheu i tij i ri. Një herë në javë refugjatet kanë liridalje. Ushtaret i shoqerojnë për të blere në një supermarket. Dhe meqë trupat duhet të degjojnë, se para një viti kanë deshtuar në mbrojtjen e pakicës serbe, tani kanë kujdes të madh, që askujt të mos i lëvizet një qime floku....
Ai do të kthehet një ditë në shtepinë e tij të rindertuar. Ai grindet tani me zyrat e rindertimit per detajet e sitemimit, edhe sikur fqinjet shqiptare ta kapin per gryke.
Shumica e 30 shokeve të tij të halleve në kazermen e Kforit nuk e ka kete mendim. Ata duan të largohen sa më parë nga Kosova, sapo t´i kene shitur shtepitë e rindertura. Ata janë të bindur, që edhe zgjedhjet parlamentare të shtunën në mbremje nuk do ta kthejnë Kosovën në një oaz të bashkëjetesës paqesore.
32 parti dhe aleanca do të luftojnë për 120 deputete. Në zgjedhjet e fundit parlamentare 2001 partia e Rugoves arriti 45,6% dhe krijoi qeverinë me partitë e ish luftetareve guerille, Thacit dhe të Haradinaj. Ajo është shumë e perçare, dhe shumë emra nga partia e Rugoves humben jeten nga atentatet. Por në një pikë ishin gjithnjë unikë anëtaret të cilöt në rrugë të paqarta u kthyen nga luftetare të vjeter në manjate te ekonomisë: Kosova duhet të pavaresohet pra të behet shqiptare. 22 perfaqesuesit serbe i jepnin parlamentit legjitimitet multietnik, por ndikim nuk kishin....
Cituam vetem një pjesë nga artikulli provinca e Kosoves para trazirave te reja, botuar në numrin e kesaj jave të revistes der Spiegel.