Krijohet rrjeti digjital më i madh në botë për radiokomunikimin e policive | Gjermania | DW | 01.06.2007
  1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Gjermania

Krijohet rrjeti digjital më i madh në botë për radiokomunikimin e policive

Ministrat e brendshëm do të veprojnë kundër lojërave me vrasje dhe të pirit deri në gjendje kome

Policia e Berlinit duke u ushtruar kundër terrorizmit

Policia e Berlinit duke u ushtruar kundër terrorizmit

Ministrat e brendshëm të federatës dhe të landeve i dhanë fund sot konferencës së tyre të pranverës. Në qendër të këshillimeve dyditore pranë liqenit Müggelsee ishin radio-komunikimi digjital për organet e sigurisë, problematika e lojrave me vrasje dhe konsumi i tepruar në rritje i alkoolit ndër të rinjtë. Masat e sigurisë për samititn e G8-ës u trajtuan vetëm në mënyrë periferike.

Fytyra të gëzuara të ministrave të brendshëm: përtej kufijve të landeve dhe atyre politikë ata u morrën vesh për të gjitha çështjet gjatë konferencës së tyre të Berlinit. Radio-komunikimi digjital për organet e sigurisë, për të cilin u diskutua intensivisht për vite të tëra, do të kalojë në qershor në fazë testimi si projekt i përbashkët i federatës dhe i landeve Hamburg, Berlin, Saksoni e Ulët, Renani Veriore - Vestfali, Baden-Württemberg dhe Bavari.:

'Ky rrjet i ri radio-komunikimi digjital për policinë, zjarrfikësit dhe forcat e ndihmës së shpejtë me më shumë se 500.000 përdorues do të jetë më i madhi i këtij lloji në botë.'

Këtë e tha ministri i brendshëm kristiandemokrat Wolfgang Schäuble, i cili morri pjesë si i ftuar në konferencën e kolegëve të tij të landeve. Ndërsa samitin e afërt të G8-ës në Heiligendamm, sfidën e sigurisë të ditëve të ardhshme, zotërinjtë e trajtuan vetëm shkurt. Të gjitha landet po u përgjigjen detyrimeve të tyre federale me dërgimin e policisë në gatishmëri, megjithatë askush nuk ka arsye të shqetësohet për sigurinë në pjesën tjetër të vendit, tha kryetari i konferencës, senatori i Berlinit për rendin Ehrhard Körting:

'Pikërisht për këtë qëllim landet kanë vënë në dispozicion njësi policie në gatishmëri. Dhe Berlini ka aktualisht 15 njësi qindëshe policie të gatishmërisë që shërbejnë për të mbështetur të tjerët në raste ngjarjesh të mëdha.'

Pra ka unitet edhe pse ministrat e brendshëm lënë të kuptohet se ata kanë mendime të ndryshme lidhur me përmasat e samitit, rregullat për demonstrimet dhe praninë e forcave të sigurisë. Përpara shtypit mbizotëronte konsensusi dhe ky u demonstrua edhe në çështjet e tjera. Synohet t'u thuhet ndal në të ardhmen lojrave me vrasje dhe konsumit të tepruar të alkoolot nga të rinjtë. Do të shqyrtohet nëse mund të ndalohet nëpërmjet ligjit të restoranteve shitja lirë e pijeve alkoolike të rinjve dhe ekziston pajtim që të ndalohet prodhimi dhe përhaqja e lojrave me vrasje. Ministri brendshëm i landit Hessen, kristiandemokrati Volker Bouffier:

'Jo sepse mendojmë që secili që luan një herë me këtë lojë, bëhet person i dhunshëm dhe vrasës, por sepse jemi të bindur që kur bashkohen prirje të tilla bie në mënyrë drastike stepja kundrejt dhunës.'

Me anë të përbuzjes synohet të jepet një sinjal politiko-shoqëror, tha Erhard Körting. Sinjale të tilla duan të japin ministrat e brendshëm edhe kur është fjala për dhunën në rritje në stadiume futbolli. Nga ana tjetër u premtua konkretisht vazhdimi i mbështetjes së ndërtimit të policisë në Afganistan.

  • Data 01.06.2007
  • Autor Silke Bartlick
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/AqwW
  • Data 01.06.2007
  • Autor Silke Bartlick
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/AqwW