1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

121010 EU Roma-Konferenz

16 Tetor 2010

Bashkimi Evropian dëshiron që mjetet e tij financiare për integrimin e romëve t'i shfrytëzojë në mënyrë më efikase. Kështu deklaroi ndër të tjera komisioneri i BE-së për Punë dhe Çështje Sociale, Andor.

https://p.dw.com/p/PfeA
Roma të pasur në Rumani
Roma të pasur në RumaniFotografi: DW

Komisioneri i BE-së për Punë dhe Çështje Sociale, Andor deklaroi në hapje të konferencës dyditore të martën më 12.10 për gjendjen e romëve në Bukuresht, se në drejtim të shfrytëzimit efikas të mjeteve financiare që BE jep për integrimin e romëve është bërë shumë. Si për ironi veprimet e diskutueshme të Francës kundër romëve kanë pasur ndikim anësor pozitiv. Në mbarë Evropën në fokus janë vënë problemet e këtij komuniteti. Në konferencën e Bukureshtit morrën pjesë ekspertë të BE-së, të Bankës Botërore dhe përfaqësues të organizatave rome.

Shembuj të mirë

Nikoletta Skripkariu ka ardhur nga Transilvania për të marrë pjesë në këtë konferencë. Për të dhënë një shembull. Si rome studentja e re dëshironte të ndryshonte gjendjen. Ajo dëshironte të ankohej por jo edhe për problemet e përditshme. Në qytetin e saj të lindjes Alba Lulia ajo me bashkëpuntorët e saj ka themeluar dy iniciativa dhe ka arritur të përmirësoj dukshëm gjendjen e romëve. "Ne i kualifikojmë më tej romët e papunë dhe provojmë që t'i inkuadrojmë në tregun e punës. Ne kemi themeluar edhe një qendër për integrime sociale."

Punët në të dyja qendrat shkojnë mirë. Dhe kjo nuk ndodh shpesh në Rumani. ""Natyrisht që ka diskriminim. Por edhe shumë mundësi për të bashëpunuar me autoritetet. Po ashtu ne marrim para edhe nga programet e BE-së për romët. Pra nuk bëhet fjalë vetëm për diskriminimin."

Roma të pasur në Rumani
Roma të pasur në RumaniFotografi: DW

Bëhet fjalë për disa qindra miliona euro

Megjithatë në Rumani janë vetëm pak bashki si Alba Lulia që në të vërtetë aplikojnë për të përfituar nga programet e BE-së. Dhe Alba Lulia ka përfituar për shkak se për këtë është përkujdesur Nikoletta Skrikariu.

Peter Eckstein-Korvartsch, i ngarkuari i qeverisë rumune për pakicat nuk është i kënaqur me të arriturat e deritanishme. "Paragjykimet ndaj romëve dhe dhuna ndaj romëve, kjo nuk është diçka që shihet shtrembër në shoqëri. Përkundrazi. Nga kjo mund të krijohet kapital politik në një vend siç është Rumania. Shumë kryebashkiakë thonë: ne nuk aplikojmë në Bruksel për romët. Dhe kjo nuk ndodh vetëm këtu tek ne. Edhe në Hungari ku një parti ekstremiste e djathtë arriti të futet në parlament vetëm fal propagandës së saj kundër romëve."

Imazh duhet të ndryshojë

Në Rumani ky është edhe një problem i opinionit publik: "Romët kanë këtu një imazh shumë të keq. Një pjesë të fajit për këtë e kanë edhe gazetat në Rumani të cilat rregullisht nxisin kundër romëve. Kjo është e pafalshme."

Fshati Sepreus, ku jetojë roma të pasur
Fshati Sepreus, ku jetojë roma të pasurFotografi: DW

Pasoja deri tani nuk ka pasur askush. Tani kjo duhet të ndryshojë. "Në mbarë Evropën janë 10 deri në 13 milionë romë. Rumania ndodhet në qendër të vëmendjes për shkak se këtu jetojnë më të varfërit. Prandaj ky problem i rikthehet gjithnjë Rumanisë si për shembull tani me rastet e dëbimeve të romëve nga Franca. Dhe kjo nuk është në rregull."

Këshilli i Evropës ka përcaktuar një objektiv ambicioz: brenda pesë viteve të ardhshme gjendja e romëve duhet të përmirësohet dukshëm. Kjo do të thotë: më shumë fëmijë romë duhet të shkojnë në shkollë, fshatrat duhet të kenë një infrastrukturë më të mirë, romët e papunë duhet të përgatiten për tregun e punës. "Nuk bëhet fjalë për më shumë para", thotë studnetja e re Nikoletta Skripkariu. "Programet e dnihmës të cilat ekzsitojnë duhet të shfrytëzohen më mirë dhe të lidhen me njëra-tjetrën. Dhe kjo të bëhet në atë mënyrë që ato të përdoren për të mirën e romëve."

Në qytetin e saj të lindjes Alba Lulia ajo e ka arritur një gjë të tillë. Që atëherë është përmirësuar dukshëm edhe bashkëjetesa. Dhe në fund është lehtësuar dukshëm edhe buxheti social komunal. Nikoeltta Skripkariu dëshiron që suksese të tilla të ketë edhe në vende të tjera të Evropës.

Autor: Andreas Myer-Feist/ Esat Ahmeti

Redaktoi: Aida Cama