Koncepte për luftën kundër terrorizmit - Ministri i brendshëm i Gjermanisë Shili kërkon më shumë bashkëpunin ndërkombëtar | Gjermania | DW | 17.02.2004
  1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Gjermania

Koncepte për luftën kundër terrorizmit - Ministri i brendshëm i Gjermanisë Shili kërkon më shumë bashkëpunin ndërkombëtar

Që pas sulmeve të 11 shtatorit 2001 në SHBA lufta kundër terrorizmit ndërkombëtar është një nga qëllimet prioritare të bashkësisë ndërkombëtare. Që nga ajo ditë si strukturat kombëtare të sigurisë ashtu edhe bashkëpunimi ndërkufitar vazhdojnë përpjekjet për t´i bërë ballë kësaj sfide të re. Kjo pasi rrjetet terroriste ndërkombëtare si ai i Al Kaidës paraqesin një sfidë që nuk ka ekzistuar më parë. Në kongresin e 7 evropian të policisë që filloi punimet ditën e hënë në Bon në krye të rendit të ditës është lufta kundër terrorizmit.

Kërcënimi mbarëbotëror që pas 11 shtatorit 2001 ka bërë që të ndryshojë rrënjësisht koncepti për sigurinë kombëtare dhe ndërkombëtare, nënvizon ministri gjerman i punëve të brendëshme, Oto Shili: "Kërcënimi i terrorizmit ndërkombëtar na konfronton me rreziqe të dimensioneve të panjohura ndonjëherë. Në kuadër të rrjetit civil të mbrojtjes nga katastrofat për fat të keq tani na duhet të marrim parasysh edhe skenarë që dikur i konsideronim si të paimagjinueshëm, kjo bëhet në mënyrë që ne të mund të armatosemi mirë për t´i bërë ballë kësaj sfide të re."

Në mbarë botën institucionet e sigurisë duhet të përgatiten për këtë detyrë të re dhe në këtë drejtim prioritet ka parandalimi i atentateve. Një nga cështjet kryesore është që në të ardhmen pasagjerët duhet t´i nënshtrohen kontrolleve sa mw të sakta: "Biometria si një teknikë e re kyce mundëson rritjen e sigurisë. Të dhënat biometrike, sic janë shenjat e gishtërinjve, apo fotografitë, lehtësojnë identifikimin e personave që udhëtojnë, vëcanërisht krahasimin e kwtyre tw dhwnave me ato të hetimeve. Kjo strukturë e re e sigurisë do të jetë në radhë të parë një avantazh për qarkullimin ndërkombëtar."

Bashkëpunimi në nivel ndërkombëtar është i domosdoshëm për të luftuar me efikasitet terrorzimin. Sulme të rrjeteve terroriste që veprojnë në nivel ndërkombëtar të kalibrit të Al Kaidës mund të parandalohen vetëm nëse mundësohet aksesi në të dhënat ndërkombëtare mbi personat e dyshimtë. Antonio Vitorio është anëtar i Komisionit Evropian dhe është përgjegjës për sektorin e punëve të brendëshme dhe të drejtësisë. Ai bën të qartë, se një instrument i rëndësishëm në nivelin evropian është agjensia ndërkombëtare policore, Europol, por sipas zotit Vitori kjo mund të jetë efektive, vetëm nëse vendet e vecanta vënë në dispozicion informacionet e rëndësishme: "E vecanta në luftën kundër kërcnëimit të ri nga terrorzimi është pikërisht shkëmbimi i të dhënave. Ndaj shpresoj, që vendet e vecanta anëtare të Europolit të kenë besim reciprok dhe t´i japin Eurpolit informacionet e policive kombëtare, në mënyrë që këto të fundit të mund të mbështeten edhe nga Eurpoli."

Por edhe secili vend duhet të verifikojë, se deri në c´masë është ai në gjendje të reagojë shpejt dhe me efikasitet në rast të ndonjë sulmi. Në tetor të vitit 2001, pra vetëm katër javë pas sulmeve në SHBA, Gjermania vuri në funksionim një sistem të ri paralajëmrues. Në raste katastrofash sot qytetarët mund të informohen në cdo skaj nëpërmjet radiove e televizioneve. Por sfida më e madhe sipas ministrit Shili është, që në raste katastrofash të mund të organizohen në mënyrë efektive institucionet dhe sektorët përkatës: "Një nga hallkat më të rëndësishme në aspektin organizativ është që shërbimet publike dhe institucionet e këtyre shërbimeve në nivel federate si në aspektin civil ashtu edhe në atë të mbrojtjes nga katastrofat të jenë nën një strukturë drejtimi. Për këtë do të krijohet një ent i ri federal për mbrojtjen e popullsisë dhe për ndihmat nga katastrofat, në këtë mënyrë mbrojtja civile e popullsisë në aspektin organizativ do të mbështetet në shtyllën bazë të sistemit të sigursië kombëtare." Megjithatë masat kombëtare në këtë drejtim nuk do të kishin asnjë efekt pa një bashkëpunim të ngushtë të bashkësisë ndërkombëtare. Për t´i bërë ballë sfidës së re vecanërisht pas zgjeirmit të BE-së, që do të ketë në të ardhmen 25 vende anëtare, synohet një ndërlidhje më e mirë e agjencive të vecanta dhe shkembimi i drejtpërdrejtë i informacionit.

  • Data 17.02.2004
  • Autor Silke Balveg
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/Ar7Z
  • Data 17.02.2004
  • Autor Silke Balveg
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/Ar7Z