1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Kompromis për operacionet e Bundesvehrit brenda vendit

Margarethe Ruschmann3 Shkurt 2006

Rezultate të konferencës së ministrave të brendshëm të landeve të qeverisur nga CDU/CSU

https://p.dw.com/p/Ar1Q
Manovra të Bundesvehrit në Eckernförde
Manovra të Bundesvehrit në EckernfördeFotografi: AP

Të premten përfundoi në Koblencë konferenca e ministrave të brendshëm të landeve, ku janë në pushtet unioni kristian demokrat, apo kristiansocial si në Bavari. Dy ditë diskutuan ministrat e landeve qeveritë e të cilave drejtohen nga unioni, pra nga konservatorët. Në rendin e ditës ishin temat si operacionet e ushtrisë, Bundesverit brenda vendit, psh në ngjarjet e mëdha si në kampionatin e ardhshëm të futbollit.

Në fakt operacioni i Bundesverit brenda vendit është i ndaluar me kushtetutë duke përjashtuar rastet e katastrofave si psh përmbytjet. Përndryshe sipas parimit të ndarjes përgjegjësinë brenda vendit e mban vetëm policia, edhe kjo një rrjedhojë e përvojave nga Reichu i tretë. U diskutua edhe për testin e pikëpamjeve për muslimanët, i kritikuar javët e fundit, të cilin e ka futur landi i Baden-Würtembergut


Në debatin për nderhyrjen e Bundesverit ministrat e brendshëm të landeve, që drejtohen nga unioni kristian-demokrat e kristian-social kanë arritur një kompromis. Sipas tij ushtarët nuk duhet të vendosen në çdo rast në stadiumet e futbollit, por vetëm në raste të jashtëzakonshme, tha kryetari i konferencës, ministri i brendshëm i Bavarisë, Günter Beckstein.
"Nqs situata do të acarohet, ne dëshërojmë, që në momente të caktuara të mund të nderhyjmë me trupa të Bundesverit."

Në të njëjtën kohë ministrat e brendshëm të unionit folën edhe për ndryshimin e kushtetutës, për të mundësuar operacionin e Bundesverit brenda vendit.
Temë e dytë e rëndësishme e konferencës ishte dhënia e nënshtetësisë emigrantëve. Diskutimi bëhet në kuadër të debatit pör testimin e pikëpamjeve, të cilin e futi në landin e Baden-Würtembergut kryeministri Günter Oettinger. Lidhur me këtë ministri i brendshëm i Bavarisë Günter Beckstein tha:

"Dhe ne i jemi mirënjohës Baden-Würtembergut, që me diskutimin që u bë, bëri të qartë se nuk është fjala vetëm të kesh njohuri, por se në fakt ka njerëz, që nuk i quajnë të tyret vlerat themelore, që nuk njohin gjykatat laike, që nuk e konsiderojnë normal barazinë e burrit me gruan, por martesën me detyrim, që në procesin e dhënies së nënshtetesisë duhen parë më mirë këto gjëra, që gjëra të tilla të kuptohen dhe të përjashtohen nga dhënia e nënshtetësisë."

Megjithatë nuk u ra dakord me mënyrën e veprimit të Ottingerit. Më shumë u ra dakord për një kompromis. Sipas tij një bisedë për pikëpamjet duhet të bëhet, vetëm në ato raste kur ka dyshime për personin, që dëshëron të marrë nënshtetësinë. Gjithsesi emigrantët që dëshërojnë të marrin nënshtetësinë duhet të distancohen nga organizatat, që bien në kundershtim me kushtetutën. Ministrat duan të bëjnë të detyrueshëm edhe një lloj mësimi të njohuritë elementarë për Gjermaninë. Kursi duhet të njohë me Gjermaninë dhe kushtetutën. Dhe së treti dëshërojnë të fusin një test gjuhe. Këto kërkesa do të jenë në rend të ditës në konferencën e ardhshme të ministrave të brendshëm në maj.