1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve apel partive për shpejtësi procedurash

Arben Muka15 Janar 2007

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në Shqipëri ka zhvilluar të hënën mbledhjen e parë zyrtare për vitin 2007, ku ka lëshuar një apel të drejtpërdejtë për politikën pas arritjes së marrëveshjes së fundjavës së kaluar.

https://p.dw.com/p/ArZi
Tirana
TiranaFotografi: DW

Sipas kryetarit të Komisionit Çlirim Gjata, koha që ka mbetur deri ne 18 shkurt, kur do të zhvillohen votimet për pushtetin lokal është mjaft e limituar. Suksesi dhe mossuksesi i kryerjes së procesit, për Gjatën varet nga angazhimi, vullneti dhe besimi që do të ketë klasa politike, e cila duhet të veprojë në kushtet e emergjencës.

Një nga detyrat e para të ngutshme është dërgimi nga partitë të emrave për komisionerët zonalë të qëndrave të votimit në të gjithë vendin. Në bazë të ndryshimeve ligjore që u bënë me konsensus gjatë fundjavës së kaluar komisionet zonale duhet te jene te ngritura brenda të shtunës së ardhshme.

Një çështje me rëndësi është dhe regjistrimi i subjekteve politike konkuruese për këto votime, që nënkupton regjistrimin zyrtar te PS-s dhe partive të tjera të opozitës, të cilat e kishin bojkotuar deri më tani këtë proces.

KQZ do të jetë i angazhuar nonstop për plotësimin e të gjitha kërkesave për infrastrukturën zgjedhore, brenda afateve që përcakton ligji elektoral i përmisuar. Komisioni do të menaxhojë dhe procesin e trainimit të komisionerëve që do të angazhohen në votimet e pushtetit lokal, si dhe një fushatë ndërgjegjësimi dhe edukimi për publikun, për pjesëmarrje massive në votime, si dhe njohjen me procedurat zgjedhore.

Ndërkohe partitë poltike të grupuara në koaliconin qeverisës dhe ato të opozitës janë duke shqyrtuar formulat e bashkëpunimit dhe alternimit të kandidaturave të përbashkëta, si dhe të zonave të lira që do të lejojnë për njëra tjetrën.