Komisioni Europian dhe Fondi Monetar Ndërkombëtar shqyrtojnë dhënien e një pakete të re ndihmash financiare për Shqipërinë | Evropa | DW | 02.02.2004
  1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Evropa

Komisioni Europian dhe Fondi Monetar Ndërkombëtar shqyrtojnë dhënien e një pakete të re ndihmash financiare për Shqipërinë

Komisioni Europian dhe Fondi Monetar Ndërkombëtar janë duke shqyrtuar këto ditë dhënien e një pakete të re ndihmash financiare për Shqipërinë gjatë vitit në vazhdim. Burime zyrtare të Komisionit Europian në Bruksel bënë të njohur me këtë rast se qëllimi i kësaj nisme është që të ndihmojë qeverinë shqiptare në ballancimin e buxhetit të saj të brendshëm si dhe në përmirësimin e raportit import – eksport në tregtinë me jashtë.

Të njëjtat burime bënë të ditur po ashtu se ka qënë Fondi Monetar Ndërkombëtar që i ka propozuar institucioneve të Bashkimit Europian që të dyja së bashku të ndihmojnë financiarisht buxhetin e shtetit shqiptar. Kristoph Fovre pasi bën të njohur këtë fakt pohon se Komisioni Europian nga ana e tij i ka propozuar Këshillit të Ministrave të BE-së si dhe Parlamentit Europian aprovimin e një ndihme të re për vitin 2004 prej 25 milionë eurosh, nga të cilat 19 milionë do të jenë ndihmë falas dhe 6 milionë në formë huash…

Me këtë shumë të re arrin në 154 milionë euro ndihma që Bashkimi Europian i ka dhënë Shqipërisë gjatë këtyre 4 vjetëve të fundit, që kur është ngritur programi i tij i ndihmave për vendet e Ballkanit Perëndimor, i njohur ndryshe si Card-s.

Në kuadër të këtij Programi Shqipëria përfitoi vetëm gjatë vitit të kaluar një ndihmë të përgjithshme me vlerë prej 46,5 milionë eurove të cilave do tu shtohen së shpejti edhe 25 milionë eurot e premtuara për këtë vit.
  • Data 02.02.2004
  • Autor Viron Gjymshana
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/ArIY
  • Data 02.02.2004
  • Autor Viron Gjymshana
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/ArIY