1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Kisha ortodokse duhet të bjerë në ujdi me demokracinë

Thomas Klatt15 Nëntor 2006

Kishat ortodokse po tërheqin më shumë vëmendje sepse numri i besimtarëve ortodoksë që janë edhe qytetarë të BE-së po rritet. Kisha ortodokse përpiqet të ridefinojë rolin e saj në shoqëri dhe shtet

https://p.dw.com/p/Ar9p
Kisha ortodokse e Shën Parashqevisë, Athinë
Kisha ortodokse e Shën Parashqevisë, AthinëFotografi: AP

Vëzhguesit perëndimor kritikojnë shpesh kishën ortodokse se ato nuk kanë shumë parime të përbashkëta me parimet themelore të demokracisë liberale. Pas rrëzimit të Bashkimit Sovjetik kishat ortodokse të Evropës lindore nuk patën mundësi të kishin një përvojë të madhe me demokracitë moderne.

Për teologun nga Götingeni, Martin Tamcke, kisha ortodokse megjithatë ka në bazën e saj mendimin demokratik:"Po qe se në perëndim kemi centralizimin në Romë, në lindje kemi si qendër pentarkinë. Kjo do të thotë që kemi pesë patriarkane, të cilat janë të barabarta ndaj njëra-tjetrës, si Konstaninopoli, Antikoia, Aleksandria, Jeruzalemi dhe Roma. Ky është një zhvillim i vonë historik i kishës, në të cilën Roma morri përsipër të luajë një rol të veçantë".

Tamke mendon se kisha ortodokse në parimet e saj themelore është më demokratike se kisha katolike-romake. "Këtë ne e shohim tek nderimi ndaj të shenjtëve. I shenjtë në kishën ortodokse bëhesh vetëm nga nderimi i popullit. Kjo nën rrethana të caktuara legjitmohet edhe nga vendime kishtare, por nuk është si në kishën perëndimore, që shenjtërimi bëhet përmes një procesi, që vërteton nëse dikush mund të shpallet i shenjtë apo jo. Këto janë për mua elementë themelorë demokratikë."

Megjithatë kishat ortodokse janë në shënjestër të kritikës. Në Bullgari për shembull krerëve kishtarë i ndalohet angazhimi në politikë, sepse kjo shkel kanonin kishtar, pra vendimet e ashtuquajtura, të Sinodit që vijnë nga shekujt e parë të krishtërimit.

Teologu Ivan Dimitrov nga universiteti i Sofjes vëren: "Pozicioni zyrtar i kishës është që klerikët nuk duhet të jenë të angazhuar në politikë, dhe në pozicione laike. Sepse sipas ligjit të zotit, askush nuk duhet ti shërbejë dy zotave. Kështu thuhet në rregulloren e koncilit të Konstandinopolit nga viti 861. Në rast të kundër mund të te hiqet e drejta e priftit.

Por pikërisht kjo është kundër të drejtave themelore të njeriut, sipas së cilës çdo njeri ka të drejtën edhe një klerik, të pranojë poste laike. Kisha bullgare me ligjet e saj mijëravjeçare nuk të jep përshtypjen se është e hapur ndaj parimeve themelore demokratike. Por në përgjithësi kishat ortodokse me futjen në sistemet e reja demokratike, dhe zgjerimin e BE-së drejt Lindjes do të duhet që të bien në ujdi edhe me demokracinë.