Kanclari gjerman Schröder kërkon përfundimin e embargos së armëve të Bashkimit Evropian kundër Kinës | Gjermania | DW | 14.04.2005
  1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Gjermania

Kanclari gjerman Schröder kërkon përfundimin e embargos së armëve të Bashkimit Evropian kundër Kinës

Bundestagu gjerman debatoi të enjten (14.03) mbi embargon për armët që BE ka vënë kundër Kinës. Kancelari gjerman Gerhard Schröder u shpreh për përfundimin e kësaj embargoje dhe e argumentoi këtë qëndrim me faktin se në Kinë janë shënuar zhvillime pozitive gjatë viteve të fundit dhe se nuk sheh më asnjë arsye përse Kina duhet izoluar nga pjesa tjetër e botës. Të gjelbërit dhe opozita u shprehën kundër përfundmit të embargos duke arsyetuar se Kina duhet të respektojë më parë të drejtat e njeriut në vend si edhe të përmirësojë marrëdhëniet e saj me Tajvanin.

Kancelari Schröder dhe ministri i jashtëm Fischer gjatë mbledhjes së Bundestagut gjerman

Kancelari Schröder dhe ministri i jashtëm Fischer gjatë mbledhjes së Bundestagut gjerman

Kancelari Schröder nuk kishte shumë kohë për sqarime. Menjëherë pas përfundimit të debatit të Bundestagut gjerman, ai shkoi në një takim tjetër. Sidoqodtë ai u tregua i vendosur:

"Jam i bindur se mund të bëjmë fare mirë pa këtë embargo."

Por ai është i vetmi që mendon kështu. Asnjë antar tjetër i partisë së tij SPD apo i të gjelbërve e pranon mendimin e tij. Zëdhënësi i të gjëlbërve Fritz Kuhn:

"Unë flas në emër të Fraksionit të Partisë së të Gjelbërve dhe ne mendojmë se nuk ka ardhur ende koha për përfundimin e embargos së armëve kundër Kinës."

Dhe ndonëse kancelari gjerman tha disaherë se:

"Përfundimi i kësaj embargoje nuk do të thotë se qeveria gjermane ka ndërmend që të importojë armë në Kinë. Pozicioni gjerman lidhur me këtë çështje nuk do të ndryshojë."

Schröder theksoi se Kina ka shënuar përparime të dukshme gjatë viteve të fundit dhe shtoi se Kina është një vend shumë interesant për Gjermaninë përsa i përket aspektit ekonomik. Për këtë arsye, Schröder kërkon një marrëdhënie strategjike me Kinën dhe involvimin e këtij vendi në strukturat evropiane:

"Por kjo nuk mund të bëhet me sanskione. Sanskionet sjellin izolim dhe diskriminim. Por qeveria gjermane kërkon bashkëpunim dhe integrim" - shtoi ai.

Edhe opozita e mbështet planin e kancelarit gjerman por paralajmëron se kjo nuk mund të arrihet me përfundimin e embargos së armëve. Sipas kryetarit të Unionit CSU Volfgang Schäuble, përfundimi i kësaj embargoje duhet sqaruar më parë me SHBA-s dhe thekson se është ende shumë herët për të folur mbi këtë çështje:

"Nuk dua të flas mbi ato që ndodhën në sheshin e paqes në Pekin. Por është fakt se Kina nuk e trajton siç duhet çështjen e të drejtave të njeriut dhe kjo është një çështje shumë e rëndësishme për ne" - tha ai.

Por kancelari gjerman nuk u shpreh mbi temën e të drejtave të njeriut në Kinë. Ai diti ta evitojë këte temë duke folur në emër të BE-së në lidhje me embargon e armëve kundër Kinës. Ministri i jashtëm gjerman Fischer tha:

"Ne duam të arrijmë një konsensus, por ky konsensus do të arrihet vetëm nëse Kina do të shfaqë gadishmërinë e saj për të ndryshuar disa aspekte të politikës së saj. Kina duhët të ratifikojë patjetër paktin për të drejtat e njeriut."

Angela Merkel e kritikoi ashpër qëndrimin e Fischerit dhe të koalicionit qeveritar:

"Eshte faji juaj që jeni ende të pasigurtë mbi situatën në Republikën Popullore të Kinës dhe që nuk vendosni dot nëse ka ardhur koha për përfundimin e kësaj embargoje apo jo."

Kështu mendojnë edhe shumë deputetë të tjerë në parlamentin gjerman.

  • Data 14.04.2005
  • Autor Judit Hartl
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/Ar45
  • Data 14.04.2005
  • Autor Judit Hartl
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/Ar45