Kancelarja e re gjermane Merkel e kënaqur nga vizita në Paris | Gjermania | DW | 24.11.2005
  1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Gjermania

Kancelarja e re gjermane Merkel e kënaqur nga vizita në Paris

Ashtu si britanikët që kanë një marrëdhënie të ngushtë me amerikanët, edhe Gjermania dhe Franca kanë një lidhje të veçantë. Pas Luftës së Dytë Botërore këto dy vende konsideroheshin si motori i rritjes ekonomike të Evropës

Angela Merkel tek Jacques Chirak, kancelarja gjermane tek presidenti francez. Hapi i parë u hodh, dhe të dyja palët demonstruan në mënyrë publike, se duan t'a vazhdojnë marrëdhënien e përzemërt mes dy vendeve.

Marrëdhëniet francezo-gjermane janë shoqëruar gjithmonë nga elemente personale. Kështu ka qënë që prej kohëve të partnerëve Adenauer dhe de Gaulle e deri tek Schmidt dhe Giscard, nga Kohl e Mitierrand e deri tek Schröder dhe Chirac.

Por kjo nuk mund të thuhet mbi Merkelin dhe Chirakun. Këto dy figura politike nuk do të mund ta vazhdojnë traditën legjendare të miqësisë së përbashkët. Kjo për arsye të ndryshme. Rol të veçantë luajnë në këtë marrëdhënie lidhjet mes Uashingtonit dhe Moskës, marrëdhëniet mes vendeve të mëdha dhe të vogla të BE-së, anëtarësimi i Turqisë, e ardhmja e modelit të shtetit social evropian - të gjitha këto pika konsiderohen ndryshe nga Merkeli dhe Chiraku.

Koha kur mes dy vendeve nuk kishte nevojë për kontrata, përfundoi. Ashtu si përfundoi edhe lidhja shoqërore mes Gerhardit dhe Zhakut, të cilët diskutonin me njëri-tjetrin mbi çështje shtetërore duke pirë një gotë verë. Me kancelaren e re gjithçka do të jetë ndryshe. Përveç këtyre diferencave, Chirak ka një problem tjetër. Ai tani është i zënë me përgatitjet mbi pasardhësin e tij politik. Pas 18 muajsh karriera e tij politike, që filloi përpara një gjysmëshekulli. Ndërkohë Merkel sapo filloi.

Merkel-Chirak, kjo do të jetë një fazë tranzitore deri në vitin 2007, kur në Francë gjithçka do të fillojë nga e para. Mesa duket Merkel ka ndërmend t´i vërë vulën e saj personale politikës së jashtme gjermane. Por kancelarja e re do t'a shohë shumë shpejt se sa pak mundësi veprimi i lejon asaj ky post. Partnerët e saj të koalicionit nuk pranojnë ansjë ndryshim të kursit politik. Merkel sidoqoftë u soll në mënyrë të shkëlqyer dhe pa asnjë gabim gjatë vizitës së saj në Paris. Hapi i parë i marrëdhënieve të përzemërta u krye. Por se si do të zhvillohen marrëdhëniet gjermano-franceze në një kohë që Evropa po rritet nga dita në ditë, do të shihet më vonë. Atëherë kur Merkel do të jetë prezantuar me pasardhësin politik të Zhak Chirakut.

  • Data 24.11.2005
  • Autor Andreas Teska
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/Ar2D
  • Data 24.11.2005
  • Autor Andreas Teska
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/Ar2D