Kancelari gjerman Gerhard Shrëder lëshon postin e kryetarit te Partise | Gjermania | DW | 06.02.2004
  1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Gjermania

Kancelari gjerman Gerhard Shrëder lëshon postin e kryetarit te Partise

"Zonja dhe Zoterinj, kam propozuar qe neser te mblidhet kryesia e partise. Do te propozoj qe ne nje kongres te jashtezkonshem ne fund te marsit, te zgjidhet Franc Myntefering, ne postin e kryetarit te Partise." Me keto fjale kryetari i partise socialdemokrate Gerhard Shreder lajmeroi doreheqjen e tij nga kreu partiak, ne nje konference per shtyp te thirrur krejt papritur te premten (06.02) pasdite ne Berlin. Mbas Shrëderit, u terhoq edhe sekretari i pergjithshem i partise, Olaf Sholc. Franc Myntefering, kryetari i fraksionit te SPD-se ne Bundestag, tha se Sholc kishte reaguar keshtu ndaj vendimit te Shrederit. "Ai do ta mbaje funksionin deri ne fund te marsit pastaj do te zgjedhim dike tjeter." - u shpreh Myntefering te premten ne Berlin.

Per opoziten doreheqja e Shrederit nga kreu partiak eshte shenje dobesie. Qe te dyja postet mund te mbahen me se miri, e tregon shembulli i paraardhsit te Shrederit, kancelarit kristiandemokrat Helmut Kolit, i cili qendroi me dy funksione per 16 vjet me radhe. Per kryetaren aktuale te partise me te madhe opozitare ne Gjermani, Unionit Kristiandemokrat, CDU, Angela Merkel, ky hap i Shrederit, ishte fillimi i fundit te kancelarit gjerman: "Fati i kancelarit tani ka mbetur ne dore te Myntefering-ut. Si mund te drejtosh nje vend si Republiken Federale Gjermane, kur nuk je ne gjendje te udheheqesh as partine tende? Per mua ky eshte dorezim perapara nje deshtimi te madh. Gjermania nuk ka nevoje per kryetar te ri te SPD-se, por per reforma, ndryshime, nje qeveri te forte. Qe sot nje qeveri e tille nuk ekziston, prandaj edhe dita e sotme eshte nje dite e keqe per Gjermanine."

Kancelari gjerman Gerhard Shrëder e kishte marre postin e partise, pese vjet me pare, me 14 prill 1999, mbas doreheqjes se ish-ministrit te atëhershëm të financave Oskar Lafontenit. Eshte hera e pare ne historine e Republikes Federale Gjermane qe nje kryetar qeverie dorezon vullnetarisht kreun partiak. Me kete Shrederi rrezikon te humbase autoritetin ne radhet e partise. Keto levizje te paprituara brenda partise me te madhe te koalicionit qeveritar ne Gjermani, po behen ne fillim te nje viti ku gjithsej do te mbahen 14 zgjedhje te rendesishme, ne kuader landesh, komunash, e Evrope.
  • Data 06.02.2004
  • Autor Anila Shuka
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/Ar7k
  • Data 06.02.2004
  • Autor Anila Shuka
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/Ar7k