1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Jep dorëheqje ministri serb i qeverisë së Kosovës

Bekim Shehu25 Nëntor 2006

Është larguar nga posti i ministrit për komunitete dhe kthim Sllavisha Petkoviq, ministri i vetëm serb në qeverinë e Kosovës. Ai akuzohet nga Organizata e Kombeve të Bashkuara për zhvillim, për keqpërdorim të disa miliona eurove të ndara për kthimin e serbëve.

https://p.dw.com/p/Arav
Ahtisaari me përfaqësues të serbëve të Kosovës
Ahtisaari me përfaqësues të serbëve të Kosovës

Kryeministri i Kosovës Agim Çeku, ka pranuar dorëheqjen e ministrit për komunitete dhe kthim, Sllavisha Petkoviq, i cili ishte ministri i vetëm serb në qeverinë e Kosovës. Vet ministri Sllavisha Petkoviq, i përfolur për keqpërdorime të shumta financiare, nuk ka bërë ndonjë deklaratë për media, mirëpo, dorëheqjen e tij, e konfirmoi kryeministri i Kosovës pas një takimi disa orësh që zhvilloi me ministrin Petkoviq.

Kryeministri Çeku, ka pritur kthimin nga Vjena të kryeadministratorit të Kosovës Joakim Rycker, për t'i komunikuar dorëheqjen e ministrit Petkoviq. Këtë dorëheqje e ka pranuar shefi i UNMIK-ut, i cili thotë se dorëheqja e ministrit Petkoviq, është një vendim i drejtë.

Ministria nuk funksiononte ajo nuk funksiononte në bashkepunim me UNMIK-un dhe UNDP-së, tha Joakim Rycker, duke e cilësuar dorëheqjen e ministrit Petkoviq si një vendim të drejtë. Ministri Petkoviq u emërua në krye të ministrisë për komunitete dhe kthtim në kohën kur me qeverinë e Kosovës udhëhIqte, ish kryeministri, Ramush Haradinaj. Sllavisha Petkoviq udhëheq partinë demokratike serbe, e vetmtja parti serbe që pranoi të bashkëpunoi me institucionet e Kosovës.

Mirëpo, raportet e ministrit Petkoviq me programin e kombeve të bashkuara për zhvillim që ndihmo në kthimin e serbëve u përkeqësuan, kur organizata ndërkombëtare akuzoi ministrin për keqëperdorim të disa miliona eurosh të ndara për kthim. Ministri Petkoviq, ka theksuar se shperdorimet janë bërë nga vet UNDP dhe nuk është pajtuar me akuzat për keqperdorim të detyrës.

Sidoqoftë, kryeministri Agim Çeku, tha se dorëheqjen e ministrit Petkoviq e ka parë më shumë nga aspekti politik, ndërsa për keqpërdorimet dhe hetimet për këtë çështje sipas tij, janë përgjegjëse organet e drejtësië. Kryeministri Agim Çeku, njoftoi, se do të emërojë ushtrues detyre në ministrinë për komunitete dhe kthim, sekretarin e
përhershëm të kësaj ministrie, Branisllav Gërbiq, i cili pritet të fillojë detyrën e re të hënën e javës së ardhshme, kur ministri Sllavisha Petkoviq do të paraqesë me shkrim dorëheqjen e tij.