Irani ndihet i forcuar | Bota | DW | 15.11.2006
  1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Bota

Irani ndihet i forcuar

Në pikëpyetje bisedimet e mundshme me SHBA

Pamje nga kompleksi për pasurimin e uranit në Isfahan

Pamje nga kompleksi për pasurimin e uranit në Isfahan

SHBA dhe Britania e Madhe gjendjen me shpatulla për muri në Irak. As trupat e aleancës dhe as qeveria irakiane nuk janë në gjendje të reduktojnë terrorin. Meqënëse kursi i deritanishëm mund të cilësohet i dështuar kryeministri britanik Tony Blair ka njoftuar të hënën një strategji të re të përgjithshme për Lindjen e Afërme, e cila parashikon përfshirjen e Sirisë dhe Iranit. Presidenti i SHBA George W. Bush, i dobësuar pas zgjedhjeve të Kongresit, ka ngarkuar komisionin Baker për gjetjen e një rrugëdaljeje nga kriza e Irakut, e cila ka shumë gjasa të jetë e ngjashme me propozimin e Blair-it. Vendet të cilat sipas SHBA deri tani ishin pjesë e boshtit të së keqes, pra Siria dhe Irani, mund ta ndiejnë që tani veten të vlerësuara dhe të presin të qeta.

Gazeta konservatore „Keyhan“ konsiderohet në Iran si zëdhënësja e udhëheqësit shpirtëror Ayatollah Ali Khamenei. Në kryeartikullin e saj të sotëm (15.11.) komentohet situata e përgjithshme politike, e cila me pak fjalë përmblidhet: Perëndimi ka dështuar.

Ky cilësim i referohet pozicionit të dobësuar të presidentit amerikan George W. Bush pas zgjedhjeve për Kongresin e veçanërisht politika e tij në Lindjen e Afërme e të Mesme. Tani është dëshmuar përfundimisht se Washingtoni është në grackë sa i përket situatës në Irak dhe Afganistan. Perëndimi shkruhet në artikulllin e gazets Keyhan nuk është më në gjendje të ushtrojë trysni dhe kjo vlen edhe sa i takon konfliktit bërthamor me Teheranin.

Disa ditë më parë udhëheqësi shpirtëror iranian ishte shprehur me të njëjtin ton gjatë një fjalimi në Semnan. Nuk është pra për t’u çuditur që Ahmadinexhad sot (15.11.) në një fjalim përpara mijëra dëgjuesve në qytetin kurd Sanadaj duke iu referuar edhe një herë pozicionit sipas tij të dobësuar të Perëndimit u shpreh:

„Koha po punon për ne dhe çdo ditë që kalon Perëndimit i duhet të kthehet një hap prapa dhe t’i japë popullit iranian të drejtën e tij.“

Irani aktualisht ndien se era po fryn në drejtimin e tij dhe kjo jo vetëm për faktin se shumica e popullsisë mbështet politikën e presidentit, por edhe sepse vendi duket se po fiton në plan ndërkombëtar atë që prej vitesh e ka kërkuar me gjithë zemër; pra më shumë rëndësi e para së gjithash më shumë respekt. Afrimit të nguruar që kërkohet nga Washngtoni e veçanërisht nga Londra Ahmadinexhad ende nuk i është përgjigjur qartë. Bisedimet nuk janë gjë e keqe, ka thënë presidenti iranian, por Washingtoni duhet të ndryshojë politikën e tij kundrejt Iranit. Ndërsa ministri i jashtëm iranian Manusher Mottaki thekson se në këtë moment nuk ka asnjë arsye për bisedime.

Klasa politike në Teheran duket se po luan poker dhe presidenti Ahmadinexhad luan gjithnjë të njëjtën kartë me të cilën ka fituar vazhdimisht përballë popullit të tij gjatë dy viteve të shkuara:

„Populli iranian mbron të drejtën e tij dhe këtë do ta bëjë deri në fund. Bota këtu duhet të dëgjojë se i gjithë populli iranian ngul këmbë në të drejtën e tij të pamohueshme për përdorimin e energjisë bërthamore.“

Ahmadinexhad ka ngritur tani edhe objetivat e tij për programin bërthamor. 3.000 centrifuga për prodhimin e uranit të ndashëm për prodhimin e energjisë do të instalohen deri pranverën e ardhshme, ndërsa në periudhë afatgjatë numri i tyre do të arrijë 60.000. Me 50.000 centrifuga të instaluara vlerësohet se Irani mund të ishte në gjendje të prodhonte uran shumë të pasuruar, i cili mund të përdoret për ndërtimin e armëve bërthamore. Ndërkohë në një raport të Agjencisv Ndërkombëtare për Energjinë Bërthamore me seli në Vjenë thuhet se Teherani deri tani nuk ka bërë asgjë për të zhdukur dyshimet mbi ndjekjen e një programi të fshehtë bërthamor.

  • Data 15.11.2006
  • Autor Ulrich Pick
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/ArK7
  • Data 15.11.2006
  • Autor Ulrich Pick
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/ArK7
Reklamë