1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Interes i madh dhe kaos i madh

Michael Castritius8 Shkurt 2006

Haiti ka zgjedhur parlamentin dhe presidentin e ri

https://p.dw.com/p/ArMU
Zgjedhjet ne Haiti
Zgjedhjet ne HaitiFotografi: AP

Nën mbrojtjen e trupës stabilizuese të OKB-së, MINUSTAH haitinaët votuan dje për herë të parë që prej gjashtë vjetesh për një parlament dhe president të ri. Megjithë vdekjen e katër personave dhe trazirave para disa lokaleve zgjedhore mediat haitinae njoftuan se votimet rrodhën të qeta. Çuditërisht e lartë ishte pjesëmarrja në votime. Shpallja e fituesit të zgjedhjeve presidenciale pritet të premten.

Në fakt ky është lajmi i mirë i kësaj dite votimesh. Që para hapjes së lokaleve zgjedhore numri i njerëzve që kishin ardhur për të votuar ishte shumë i madh. Një 65 vjeçar u shtyp aq shumë nga masa, sa që iu muar fryma. Një tjetër burrë plak vdiq nga infarkti. Stacionet e radiove lokale njoftuan edhe për një incident të rëndë nga jugu i vendit. Atje u vra një polic haitian nga një masë e zemëruar njerëzish.


Megjithatë zëvendësdrejtuesi i misionit të OKB-së Eduardo Aldunate deklaroi se gjendja është shumë e qetë. Dhe këtu ka të drejtë duke e matur me valën e dhunës, që e ka përfshirë këtë shtet të Karaibeve në muajt e fundit. Për ditën e zgjedhjeve ka patur parashikime të frikshme. Por ata në fakt nuk janë realizuar. Në fakt ka patur probleme, pranoi kiliani Aldunate, por procesi zgejdhor po ecen mirë, populli voton në pjesë të madhe.


Interesi dhe gjithashtu kaosi i madh i karakterizuan këto zgjedhje, të cilat ishin shtyrë katër herë për arsye organizative. Tani herë mungojnë kutitë e votimit, në një vend tjetër mungojnë fletet e votimit. Më shumë se 400 lokale u hapën për arsye të paqarta disa orë më vonë, disa të tjera nuk kishin pritur pjesëmarrje kaq të madhe. Aty u zgjat orari i votimeve. Qëndrat qëndruan të hapura katër orë më shumë se çduhej, askush nuk duhej të shkonte në shtëpi pa votuar.

Sekretari i përgjithshëm i organizatës së shteteve amerikane Jose Miguel Insulza, ndoqi votimin në Port-au-Prince. Ai u çudit shumë, se sa shumë njerëz kishin dalë për të votuar. Shumë ishin nisur herët në mëngjez, në orën 5:30 turmat e njerëzve kishin rrethuar lokalet, që nuk do të hapeshin para orësh 6. Siç duket aty ndodheshin gjysma e njerzve që ishin shkruar në listat e votimit. . Jose Miguelë Insulza theksoi:" Kjo ndoshta duket kaos, apo është dicka pozitive. Mua më ka bërë shumë përshtypje."


U votua për 129 vende në parlament dhe për postin e presidentit në pallatin e bardhë në Port-au-Prince. Më shumë se 30 kandidatë kandiduan për këtë post të lartë shtetëror, i cili që prej rrezimit të presidentit Jean- Bertrand Aristide para dy vjetësh ishte mbuluar vetëm përkohësisht.

Shanset më të mëdha mendohet t´i ketë tani përkrahësi i vjetër i Aristides Rene Preval. Aristide, sipas kushtetutës, nuk kishte mundësi të zgjidhej përsri direkt, prandaj Preval ishte zgjidhja e ndërmjetme. Mendohet se ai është shkëputur tashmë nga edukatori i tij. Megjithatë në Haiti nuk janë bërë anketime. Për këtë arsye parashikimet janë të pasigurta.

Dhe për shumë kandidatë do të nevojiteshin zgjedhje balotazhi, të cilat janë planifikuar për datën 19 mars. Nëqoftëse nuk shtyhen përsëri. Por pavarësisht se kush do të hyjë në pallat, interesi i madh për votimet duhet t´i japë zemër bashkësisë ndërkombëtare për ta mbështetur më tej Haitin, dhe të mos e lënë në baltë si të paqeverisshëm.