Incident i rëndë në sistemin elektroenergjitik të Shqipërisë | FOKUS | DW | 04.08.2005
  1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

FOKUS

Incident i rëndë në sistemin elektroenergjitik të Shqipërisë

Shqipëria duhet të përgatitet për një kohë të vështirë në furnizimin me energji elektrike. KESH-i njofton se shtylla që shpërtheu pranë Fierzë ka një kapacitet prej 220 kilovatësh. Ajo ndodhej vetëm tre kilometra larg digës së hidrocentralit të Fierzës

Një shtyllë e tensionit të lartë u hodh në erë sot në Shqipëri nga njerëz të paidentifikuar. Kjo ka shkaktuar ndërprerjen e linjës së interkonjuksionit mes Shqipërisë dhe Kosovës dhe mungesën e plotë të furnizimit me energji elektrike. Drejtori i KESH-t, Fatmir Hoxha, në një deklaratë për shtyp, njoftoi, se duke filluar nga sot furnizimi i vendit me energji do te jetë i reduktuar. Orët e mungesës së energjisë do të jenë më të pakta në zonat turistike
Ky është një nga incidentet më të rënda në këtë periudhë paszgjedhore. Sipas mediave personat e kane vene eksplozivin ne katër kembet e shtylles nr 21 te linjes se interekonjeksionit 220 kV Fierze - Prizren.
Shpërthimi e ka nxjerrë nga puna te gjithe linjen e interkonjeksionit. Kjo njihet si nje nga linjat me te rendesishme per te siguruar furnizimin me energji elektrike te vendit nga importi. KESH paralajmeron se ky dëmtim do te shkaktoje edhe ne te ardhmen anomali ne furnizimin e rregullt me energji elektrike ne pothuaj gjithe sistemin elektroenergjetik shqiptar ne te gjithe vendin. Burime të KESH-it thonë se nevojitet kohë per rivënien e plotë ne punë të linjës së dëmtuar. Nga ana e punonjesve te KESH-it po merren masat per furnizimin e popullsisë me drita, megjithëse qytetarët janë paralajmëruar për reduktimin e saj në të ardhmen. Kanë filluar hetimet e policisë për këtë incident i rëndë.

  • Data 04.08.2005
  • Autor Deutsche Welle
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/AqjE
  • Data 04.08.2005
  • Autor Deutsche Welle
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/AqjE