1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Imigrantët ilegalë protestojnë në SHBA për më shumë të drejta

Martin Wagner2 Maj 2006

Në një valë protestash nga lindja deri në perëndim të hënën kanë protestuar në SHBA më shumë se një milion njerëz kundër ashpërsimit të ligjit të migracionit. Në më shumë se 50 qytete qindëra mijëra njerëz dolën nëpër rrugë për të kërkuar më shumë të drejta për njerëzit, të cilët nuk kanë të drejtë qëndrimi në SHBA.Në SHBA jetojnë reth 11 milion imigrantë ilegalë që për ekonominë amerikane ka një domethënje të madhe

https://p.dw.com/p/Aqq9
Demostrues imigrante ne SHBA
Demostrues imigrante ne SHBAFotografi: AP

Një numër shoqatash që përfaqësojnë imigrantët organizuan bojkotin të titulluar “Një ditë pa Imigrantë.” Ata u bënë thirrje imigrantëve dhe fëmijëve të tyre të mos shkonin në punë apo në shkollë dhe të mos blenin asgjë, në përpjekje për të vënë në pah kontributin që japin në këtë vend 11 milion imigrantët e paligjshëm. Por disa udhëheqës të imigrantëve e kundërshtojnë bojkotimin nga frika se mund të ketë ndikim negativ në opinionin publik amerikan.
Nga Los Anxhelosi në Gjirin perëndimor deri në Uashington në Gjirin lindor, nga Florida në jug deri ne Çikago në veri ata ishin nëpër rrugë. Ne duam të tregojmë me këto protesta paqësore se ne jemi pjese e ekonomise, tha nxënësja Xhovani Gomez në Los Anxhelos:
"Kjo ështe shumë e rëndësishme dhe ne duhet në të gjithë vendin ta tregojmë".
Në SHBA jetojnë reth 11 milion imigrantë ilegalë.Senatorët amerikanë thonë se po marrin në shqyrtim projekt-ligje që parashikojnë forcimin e kontrollit kufitar dhe i hapin rrugën marrjes së shtetësisë amerikane për miliona imigrantë të paligjshëm. Prej muajsh politikanët në Uashington po diskutojnë, por ende nuk kanë arritur një zgjidhje.Nga njëra anë Shtëpia e Bardhë është përcaktuar për një kurs të ashpër dhe nga ana tjetër demokratët dhe republikanët në Senat kërkojnë një kompromis, i cli do të lejonte imigrantët të qëndronin në SHBA, pasi ata janë një bazë e padiskutueshme për ekonominë amerikane.