Ibrahim Rugova i sëmurë nga kanceri | Politika | DW | 05.09.2005
  1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Politika

Ibrahim Rugova i sëmurë nga kanceri

Presidenti i Kosovës, Ibrahim Rugova, vuan nga kanceri në mushkëri. Njoftimin e bëri të ditur vetë presidenti Rugova në një mesazh televiziv

default

Presidenti i Kosovës, Ibrahim Rugova, dy ditë pas kthimit nga qendra mjekësore ushtarake amerikane në Landstuhl të Gjermanisë, ku qëndroi një javë për ekzaminime mjekësore bëri të ditur, se ai vuan nga një kancer i lokalizuar në mushkëri. Këtë njoftim Ruguova e bëri vetë në një mesazh televiziv para qytetarëve të vendit.

Presidenti Rugova dukej shumë i lodhur para kamerave, mirëpo u shpreh i bindur se me ndihmën e Zotit do ta kapërcejë edhe këtë betejë dhe të vazhdohet më tutje së bashku dhe më fuqishëm në njohjen sa më shpejtë të pavarësisë së Kosovës. Të shqetësuar për gjendjen shëndetësore të presidentit Rugova dhe të prekur nga paraqitja e tij para opinionit, ndërkaq, janë shprehur përfaqësuesit politik ndërkombëtar dhe vendor në Kosovë. Njëri nga udhëheqësit e opozitës së këtushme, Veton Surroi, shpreson se presidenti Rugova, së shpejti do të bëhet më mirë dhe nga ana tjetër të inkuadrohet në procesin e përshpejtimit të bisedimeve për statusin e Kosovës.
Poashtu edhe kryeadministratori i Kosovës, Soren Jessen-Petersen, është shprehur i prekur nga paraqitja televizive e presidentit i cili e bëri vetë publike sëmundjen nga e cila vuan. Petersen, shpreson se presidenti Rugova, do të vazhdojë të qëndrojë i fortë dhe do të sfidojë edhe këtë gjendje të vështirë ashtu sikur ka kaluar dhe shumë situata të vështira edhe më parë.
Shefi i UNMIK-ut, Soren Jesen-Petersen kërkon nga qytetarët e Kosovës që të qëndrojnë të bashkuar dhe në këtë mënyrë të vazhdohet me punë në mënyrë që të arrihen aspiratat, të cilat të gjitha në Kosovë i dëshirojnë. Ato janë sipas zotit Petersen, paqja, stabiliteti, demokracia dhe shoqëria shumëetnike.
Ibrahim Rugova, do të vazhdojë të qëndrojë në postin e presidentit të vendit, ndërsa aktivitet e tij politike për një kohë derisa të përmirësohet nga sëmundja, do të jenë më të kufizuara.

  • Data 05.09.2005
  • Autor Bekim Shehu/Prishtinë
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/AqtX
  • Data 05.09.2005
  • Autor Bekim Shehu/Prishtinë
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/AqtX