1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

I burgosuri i Guantanamos, David Hicks mund të kthehet së shpejti në shtëpi

Bernd Musch-Borowska27 Mars 2007

Në procesin e parë kundër një të burgosuri të burgut ushtarak amerikan në Guantanamo, australiani që dyshohet si terrorist David Hicks, pranoi gjatë procesit gjyqësor që u zhvillua kundër tij gjatë ditës së hënë, se është fajtor për një nga akuzat që i bëhen.

https://p.dw.com/p/ArJ6
David Hicks pranon para gjyqit se është stërvitur në Afganistan
David Hicks pranon para gjyqit se është stërvitur në AfganistanFotografi: AP

Hicks shpreson se me këtë pohim do të mundësohet vazhdimi i burgimit në atdheun e tij Australi. Pritet që Hicks të lirohet së shpejti nga Guantanamo dhe t´u dorëzohet autoriteteve australiane.

Qeveria australiane e përshëndeti pranimin e fajit nga i burgosuri i Guantanamos David Hicks. 30 vjeçari australian ka 5 vite tashmë që ndodhet në burgun e Guantanamos, pasi kish luftuar në mënyrë vullnetare për Talibanin dhe u arrestua në vitin 2001 nga trupat e NATO-s në Afganistan.

Në fillim të procesit të tij gjyqësor Hicks pranoi se ka ka mbështetur Talibanin në luftën e tij kundër forcave amerikane në Afganistan. Kryeministri australian John Howard tha në parlamentin e Canmberras, se tani çështja e Hicks do të mbyllet së shpejti: "Qeveria është e shqetësuar për kohën e gjatë që u desh deri këtu. Por jemi të gëzuar mbi përparimin e këtij rasti. Ne kemi dashru gjtihmonë që Hicks të trajtohet në mënyrën e duhur dhe na vjen keq që zgjati kaq shumë kohë."

Për Hicks kjo do të thotë se ai mund të lirohet së shpejti nga Guantanamo dhe ta kalojë që ka mbetur nga dënimi i tij në burgjet e Australisë. Ministri i jashtëm australian Alexander Downer tha për mediat vendase: "Eshtë puna e tij se çfarë ka folur me avokatët. Ai do të lirohet së shpejti nga Guantanamo dhe do të vijë në Australi. Ne kemi një marrëveshje me qeverinë amerikane, që ai të transferohet në një burg australian."

Por për opozitën pranimi i fajit nga Hicks nuk është i pranueshëm. Kryetari i të gjelbërve australianë, Bob Brown thotë se Hicks e pranoi fajin vetëm se do të dalë sa më parë nga Guantanamo: "David Hicks pa në sallën e gjyqit motrën dhe babanë e tij dhe pati dëshirën që të kthehet sa më parë në shtëpi. Prandaj dhe e pranoi fajin. Por kjo nuk mund të konsiderohet si pranim i sinqertë i fajit. Për më tepër që aktakuza nuk përputhet fare me ligjet e sistemit juridik australian."

David Hicks do të luajë një rol të rëndësishëm edhe për zgjedhjet e ardhshme në Australi. Gjatë mujave të fundit opinioni publik i ka shtuar kritikat se qeveria nuk ka ndërmarrë çdo hap që duhej për ta nxjerrë nga Guantanamo David Hicks.