1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

I çmenduri me bombë

Martin Fritz16 Shkurt 2005

Koreja komuniste e veriut e izoluar nga bashkësia ndërkomëbtare festoi sot 63 vjetorin e lindjes së diktatorit Kim Jong Il. Ditëlindja e Kimit është njëkohësisht festa me rëndësishme kombëtare e vendit. Me këtë rast mediat shtetërore u bën thirrje 23 milionë koreanoveriorëve që të përgatiten ndaj një sulmi të mundshëm të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Por kush është ky Kim Jong Il, që populli dhe partia duhet t`i sigurojnë lojalitetin e tyre?

https://p.dw.com/p/ArQU
Diktatori, Kim Jong Il
Diktatori, Kim Jong IlFotografi: AP

Për perëndimin Kim Jong Il është nga njëra anë "i çmenduri me bombë", personifikimi i të keqes, e nga ana tjetër i dyshimti si demon thjeshtë nuk mirret seriozisht ndoshta për shkak të pamjes së tij të jashtme. Shtatshkurtër dhe rrondokop, me syza të mëdha, flokët e ngritura përpjetë ai nuk lë përshtypjen të jetë shumë i rrezikshëm. Por pamja e jashtme të mashtron, mendon ekspertja koreanojugore Eun-Jong Li:

"Ai nënvlerësohet shumë dhe shumë shpesh shihet si një figurë qesharake. Por shumë gabohen sepse ky burrë që në moshën 30 vjeçare ishte lider i kombit të ri. Dhe një matuf apo hajvan nuk do të arrinte kurrë këtë shkollim kaq të vështirë dhe nuk do të përballonte luftën për pushtet", sqaron Li.

Pamja e Kim Jong Ilit që sot mbushi 63 vjet, është kaq kundërthënëse sepse ai ka vepruar gjithnjë nën hijen e babait të tij dhe themeluesit të shtetit Kim Il Sung. Edhe pas vdekjes së tij i biri qëndron larg paraqitjeve publike. Ndërkohë Koreja e veriut nga një dikaturë partiake është shndërruar në diktaturë ushtarake. Ndryshe prej babait të tij, Kim Jong Il nuk është demagog nacionalist por një politikan pragmatik, që në traditën e Makiavelit rregullisht kudeset për përparësitë e veta. Të huajtë, që kanë takuar dhe njohur për së afërmi Kim Jong Ilin konfirmojnë këtë vlerësim dhe e përshkruajnë atë si interesagji dhe cinik. Aktivisti gjerman për mbrojtjen e të drejtave dhe lirive të njeriut Norbert Vollersten:

"Ai nuk është aq i dashur në Korenë e Veriut. Për dallim nga babai i tij ai gëzon një reputacion që nuk është shumë njerëzor. Ai përshkruhet si njeri i gjakftohtë dhe mizor. Kjo tregon në të vërtetë qëndrimin ndaj tërë popullit të tij", thotë Vollertsen.

Karakteri i tij ia lehtëson punën Kim Jong Ilit që të riorientohet politikisht. Prej ardhjes së tij në pushtet para dhjetë vjetësh gjenerali i madh ka filluar me reformat e kujdeshshme agrare dhe ekonomike prej të cilave kryesisht përfiton shtresa e udhëheqjes politike të vendit. Kërcënimet atomike Kim Jong Il i bën me kalkulime të matura mirë për të bërë presion dhe në këtë mënyrë për të përfituar mbështetje financiare. Andaj elita në Pjenjan nuk sheh alternativë për Kim Jong Ilin, mendon këshilltari i qeverisë japoneze Hatshimi Iszumi:

"Unë mendoj se për aq sa ushtria do të gëzoj privilegjet që ka sot, për aq kohë do të vazhdoj kursin e tanishëm dhe hapjen ekonomike", thotë Iszumi.

Kërcënimi i Kim Jong Ilit me autobombë ka për qëllim përçarjen e frontit të kundërshtarëve të tij. Në fillim të shkurtit Koreja e Veriut sqaroi zyrtarisht se disponon armë të shkatërrimit në masë. Ai është tërhequr edhe nga bisedimet gjashtëpalëshe për programin e tij bërthamor. Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Japonia sic duket me dëshirë do të kërkonin menjëherë llogari nga Kim Jong Ili por fqinjët Koreja e Jugut dhe Kina provuan deri tani me sukses që të evitojnë një eskalim të mëtutjeshëm.