Hochschulen
17 Mars 2011Kërkimi shkencor i cilësisë së lartë në universitete nuk mund të përfytyrohet pa bashkëpunimin intensiv të shkencëtarëve, të qendrave kërkimore dhe instituteve në botën e brendshme dhe të jashtme. Ky është shkaku pse mysafirë nga shumë vende bëjnë kërkime dhe japin mësim në universitetet gjermane.
Universitetet marrin mjete financiare nga burime publike, nga fondacione ose nga porosi për kërkime shkencore të të tretëve në kuadër të kontratave. Ky kërkim i bazuar në mjetet financiare të të tretëve është kthyer për shkak të buxhetit të kufizuar të shkollave të larta në një pjesë të pazëvendësueshme të financimit të detyrave kërkimore universitare.
Burimet e financimit të shkollave të larta gjermane
Përveç kësaj, shkollat e larta në Gjermani mund të aplikojnë për mjete te Deutsche Forschungsgemeinschaft (DFG), Shoqata Gjermane e Kërkimeve Shkencore, për mbështetjen e fushave të hulumtimeve të veçanta shkencore. Këtu kërkimet janë ndërdisiplinore dhe me to mbështeten shkencëtarët e rinj. Fushat e hulumtimeve të veçanta mbështeten për një periudhë deri 12 vjeçare. Ato financohen nga Federata dhe landet dhe mund të angazhojnë në projektet e tyre institucione kërkimore jashtëuniversitare, njësoj si ekonominë dhe industrinë.
Autorin: C. Unseld / A.Dodi
Redaktion: Lindita Arapi