Grupi i Kontaktit: Serbët të marrin pjesë në zgjedhje | Politika | DW | 31.08.2004
  1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Politika

Grupi i Kontaktit: Serbët të marrin pjesë në zgjedhje

Nga vizita e Jesen-Petersenit ne Berlin

Soren Jesen-Petersen me sekretarin e shtetit prane ministrise se jashtme gjermane, Klaus Shariot

Soren Jesen-Petersen me sekretarin e shtetit prane ministrise se jashtme gjermane, Klaus Shariot

Dy javë mbas fillimit te detyrës së re, si kryeadministrator i Kosovës, Soren Jesen Petersen zhvilloi në Berlin, takimin e tij te pare me perfaqësues te Grupit të Kontaktit. Sipas shefit të ri të Unmik-ut, ne takim u shqyrtuan rezultatet e vizites së tij në Beograd. Jesen-Petersen përforcoi edhe një herë qendrimin e tij dhe të përfaqësuesve të Grupit të Kontaktit për pjesëmarrjen e serbëve në zgjedhje:

“Në qoftë se ata nuk do ta bëjnë një gjë të tillë, por do ta lënë veten jashtë institucioneve demokratike, atëherë qëllimi ynë, për realizimin e një Kosove demokratike do të jetë tepër i vështirë për t’u realizuar,” – theksoi Petersen, të martën në mbrëmje në Berlin. Grupi i Kontaktit do të jetë të premten në Beograd, mbas takimit të se enjtes në Prishtinë. Nëpunës të gjashtë vendeve anëtare të grupit të kontaktit, SHBA-ve, Rusisë, Italisë, Francës, Britanisë së Madhe dhe Gjermanisë, mblidhen rregullisht për të shqyrtuar ecurinë dhe pengesat në realizimin e të ashtuquajtur “Plan për implementimin e standardeve”. Në takimin e te martes u hodhën edhe piketat për axhendën se mbledhjes se Grupit të Kontaktit në shkallë drejtorësh politike, që do të zhvillohet brenda muajit te ardhshem në Nju Jork, në kuadër të Ansamblesë së Përgjithshme.

Gjermania do të vazhdojë të mbështesë implementimin e standardeve

Zgjedhjet e 23 Tetorit ishin temë qendrore e takimit që kryeadministratori i Kosovës, Jesen-Petersen, zhvilloi me Sekretarin e Shtetit në Ministrinë e Jashtme të Gjermanisë, Klaus Shariot. Ky i fundit i premtoi shefit të ri të UNMIK-ut mbështetjen e qeverisë gjermane në ushtrimin e detyrës së re. Shariot përfaqësonte në takim ministrin e jashtem, Joshka Fisher, i cili ndodhej për vizitë në Lindjen e Mesme. Mbas takimit Jesen Petersen vleresoi rolin e Gjermanise per Kosoven:

“Nga Gjermania kemi mbështetje politike e financiare dhe vazhdon të jetë një nga shtetet evropiane më aktive dhe më të interesuara për Kosovën.” - deklaroi Petersen per DW-shqip.

Po të martën, perfaqesusi i larte i OKB-se ne Kosove ka zhvilluar nje takim te gjate ne Ministrine Gjermane te Mbrojtjes. Aty ai eshte takuar me Inspektorin e Pergjithshem të Ushtrise Gjermane, Volfgang Shnajderhan, i cili është gjenerali me i larte i vendit dhe njëkohësisht këshilltar i qeverise dhe ministrit te mbrojtjes për çështje ushtarake. Ministria e Mbrojtjes nuk dha hollesi rreth ketij takimi. Sektori gjerman i KFOR-it është bërë së fundi pre e kritikave ne mediat vendase, pasi u bë e njohur vdekja e një qytetari serb gjate trazirave të 17 e 18 marsit.

  • Data 31.08.2004
  • Autor Anila Shuka, Berlin
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/Aqut
  • Data 31.08.2004
  • Autor Anila Shuka, Berlin
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/Aqut