Gripi i shpendëve së shpejti edhe në Gjermani? | Gjermania | DW | 12.01.2006
  1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Gjermania

Gripi i shpendëve së shpejti edhe në Gjermani?

Kur të fillojë shtetgimi i zogjve pranverën e ardhshme, pulat në Gjermani duhet të futen nëpër kotece. Këtë e vendosën të mërkurën e kaluar ministri gjerman i bujqësisë Horst Seehofer dhe kolegët e tij në Berlin.

Gripi i shpendëve po afrohet. Populli gjerman ka filluar të shqetësohet, ndonëse ekspertët paralajmërojnë se nuk ka asnjë arsye për panik. Ministri gjerman i bujqësisë Horst Seehofer tha të mërkurën e kaluar se Gjermania i ka marrë të gjitha masat paraprake për përhapjen e mundshme të pandemisë në vend:

"Ne kemi bërë një analizë të detajuar dhe arritëm në konkluzionin se këtu kemi të bëjmë me një pandemi shumë të rrezikshme për popullsinë. Sidoqoftë kemi marrë çdo masë si në Gjermani ashtu edhe në bashkëpunim me vende të tjera evropiane, që ta evitojmë përhapjen e kësaj sëmundjeje në Gjermani dhe në vendet fqinje."

Për këtë arsye do të rritet edhe kontrolli nëpër aeroporte, stacionet e trenave dhe nëpër rrugë, tha Seehofer:

"Rrezikun më të madh vazhdon ta përbëjë eksporti ilegal i pulave dhe produkteve të tyre. Kjo është edhe arsyeja përse i kushtojmë rëndësi kaq të madhe kontrolleve."

Në fakt inspektorët do të gjenin mall të ndaluar po të kontrollonin rregullisht aeroplanët dhe autobuzët që vijnë këto ditë nga Turqia. Presidenti i bujqve gjermanë Gerd Sonnleitner është i mendimit se pikat e jashtme kufitare nuk kontrollohen siç duhet:

"Unë kërkoj që në këtë drejtim të ndërmerren më shumë hapa. Unë u skandalizova pas bisedës që zhvillova me disa veterinerë në kufi, të cilët më shpjeguan se në Gjermani hyn përditë një sasi e konsiderueshme me prodhime shpendësh, si nga turistët ashtu edhe nga eksporti ilegal. Eshtë e pabesueshme."

Ministri i bujqësisë Horst Seehofer ka vendosur tani që të merren edhe masa të tjera:

"Ramë dakord që duhet t´i informojmë më mirë turistët mbi rreziqet në të cilat ndodhemi. Ne do të bisedojmë edhe më përfaqësuesit e komunave turke dhe do t´i informojmë më mirë turistët gjermanë që udhëtojnë për në Turqi."

Përveç kësaj ekspertët kanë rëndë dakord që pulat, rosat dhe patat të futen menjëherë nëpër kotece. Ky aksion pritet të vihet në zbatim në muajin shkurt, kur fillon edhe shtegtimi i zogjve.

Ndërkohë landi i Bavarisë i ka marrë që tani të gjitha masat në rast se pandemia do të përhapet edhe në vend. Kështu qeveria bavareze ka blerë disa makineri elektrike për vrasjen e shpendëve, më të cilën mund të vriten 4000 kafshë në orë.

  • Data 12.01.2006
  • Autor Judith Hartl
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/Ar1e
  • Data 12.01.2006
  • Autor Judith Hartl
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/Ar1e