1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Autoindustrie Krise

Henrik Böhme28 Tetor 2008

Prodhuesi i makinave Daimler u jep pushime të zgjatura Krishtlindjesh rreth 150.000 punonjësve në të gjithë Gjermaninë. Në këtë sfond kriza financiare është si një katalizator për problemet që ekzistojnë prej kohësh.

https://p.dw.com/p/Fiqf
Të mbuluara e pa blerës- industria e automobilëve përgatitet për kohë të vështiraFotografi: AP

Në fabrikat e BMW-së në Lajpcig, këtë javë shiritat e transimisionit do ndalojnë. Edhe në fabrikat e Opel-it në Bohum (Bochum) dhe Ajzenah (Eisenach) puna ka ndalur. Tek Ford-i në Këln (Köln) punohet me orar të shkurtuar. Industria gjermane e automobilëve, e cilësuar si degë model, gjendet në krizë.

Skenari i krizës është si në një libër mësimor: shitjet ulen në mënyrë drastike, pastaj bien fitimet, investimet shtyhen dhe në fund ndalet prodhimi. Pothuaj çdo ditë, titujt e lajmeve përmbajnë njoftime të kësaj natyre, të gjitha në sfondin e një krize financiare që po bën kërdinë. Por kriza vetëm sa ashpërson problemet që ekzistojnë prej kohe. Prodhuesi i automobilëve Daimler në fund të javës së kaluar korrigjoi për herë të dytë këtë vit, parashikimet ekonomike dhe tani mori vendim ta ndalë prodhimin për një kohë më të gjatë nga sa ishte planifikuar.

LKW Fabrik Daimler in Wörth
Reparti i Daimler-it në WörthFotografi: DW

Shpresat për përmirësim të situatës pas vitit 2010

Zëdhënësi i Daimler-it, Jërg Hove (Jörg Howe): "Në përgjithësi, të gjithë prodhuesve të automobilëve iu duhet të përballen me shitje në rënie. Kështu ishte në tremujorin e tretë dhe aktualisht tregjet vazhdojnë të jenë po aq të vështira si më parë. Kjo lidhet edhe krizën financiare, nuk është fenomen gjerman por mbarëbotëror dhe ne nuk bëjmë përjashtim."Edhe pse gjatë dekadave të kaluara sektori ka kapërcyer disa faza të vështira, situata aktuale i kapërcen të gjitha, mendon eksperti i automobilëve Volfgang Majnig (Wolfgang Meinig), nga instituti kërkimor për ekonominë e makinave në Bamberg: "Si pasojë e ndërthurjes së krizës mbarëbotërore të automobilëve me krizën dramatike financiare, nuk mund të pritet që gjërat të rregullohen përpara vitit 2010 ose 2011. Për fat të keq na duhet të pregatitemi për një fazë shumë të gjatë zhvillimi me ritme të kohës së krizës. Mendoj se fundi i krizës ende nuk është arritur edhe sa i përket industrisë së automobilëve."

Deutschland Finanzkrise Rettungspaket Bundestag Angela Merkel und Gregor Gysi
Shoqata e Industrisë Gjermane të Automobilëve kritikon reagimin e vonuar të qeverisëFotografi: AP

Skenarë të ndryshëm po asnjë zgjidhje

Ngjashëm e vlerëson situatën edhe Shoqata e Industrisë Gjermane të Automobilëve. Shoqata konsideron mungesën e vendosmërisë së politikës gjermane, si një nga shkaqet e krizës. Ashtu si dhe më parë nuk ka asnjë zgjidhje në horizont për tatimin e automjeve. Kjo shkakton pasiguri të madhe tek konsumatorët. Ata presin impulse fiskale për të vendosur për mjete më pak të dëmshme për mjedisin.

Por prodhuesit e automobilëve, duhet të pranojnë edhe akuzën se kanë injoruar apo nuk kanë kuptuar disa tendenca. Një shembull për këtë është propulsori hibrid ku japonezët kryesojnë. Ndërsa francezët ishin më të shpejtë me filtrat për grimcat. Ndërsa, disa zhvillime pozitive janë neglizhuar, thotë eksperti për industrinë e automobilëve, Majnig: "Industria duhej të kishte filluar tre vjet më parë të zhvillonte në mënyrë konkrete dhe pa kompromise automjetet, për t'i hedhur më pas në treg. Këtu ka patur momente të konsiderueshme vonese. Një nga arsyet është edhe përvoja jo e mirë e mëparshme me konsumatorin."

Sa mund të ndihmojë blerja e makinave me emetim të ulët gazrash?

Disa vjet më parë askush nuk i donte makinat me përdorim të ulët, si modeli Corsa 3 litërsh i Opel-it apo Golfi ekologjik i Volkswagen-it. Tani që kriza është shtruar këmbëkryq, industria kërkon ndihmë shtetërore. Në SHBA koncernet e prekur nga kriza kërkojnë miliarda për zhvillimin e makinave, që konsumojnë më pak karburant. Një tjetër masë shtetërore mund të ishte p.sh. dhënie klientëve e kredive nga banka shtetërore KfW për të blerë makina me emetim të ulët gazrash të dëmshëm.

Por në përgjithësi ekspertët e shohin me skepticizëm të ardhmen. Shumë do të varet nga ajo se si do të shkojnë punët vitin e ardhshëm. Nga kjo do të varen edhe skenaret e ardhshme. Për momentin janë të mjaftueshme ndalimet e përkohshme të prodhimit por nëse kriza vazhdon, do të jenë të domosdoshme masat që prekin fuqinë punëtore.

Kaloje seksionin tjetër Zbulo më shumë