1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Gjermania lindore- shtylla e tretë e Industrisë gjermane për fluturimet ajrore-kozmike?

Christopher Brott9 Shtator 2005

Dega për fluturime ajrore-kozmike në Gjermani ka të punësuar rreth 70. 000 bashkëpunëtorë.Gati 4 000 prej tyre punojnë në Gjermaninë Lindore

https://p.dw.com/p/Ar2n
Fotografi: DLR

4000 bashkëpunëtorë, ky nuk është numër i madh por megjithatë: në Gjermaninë lindore po shtohet numri i qendrave për fluturime kozmike dhe ajrore. Nëse vazhdohet me këtë ritëm, gjatë 15 viteve të ardhshme do të hapen rreth 15 mijë vende të reja të punës. Për të diskutuar mbi hapat që duhet ndërrmarrë në të ardhmen, në Kotbus, në afërsi të kufirit gjermano-polak, u takuan rreth 500 pjesëmarrës në "Konferencën e Lindjes për fluturimet ajrore dhe kozmike". Në Universitetin Teknik u debatua për të ardhmen e kësaj dege në Gjermaninë Lindore.

Edhe kryeministri i Brandenburgut, socialdemokrati Matias Platcek ishte i pranishëm në Kotbus. Ai kërkoi nga pjesëmarrësit në konferencë që gjendja optimiste të vlerësohet në mënyrë reale ndërkohë që vet shfaqi bindjen se:

"Dega e fluturimeve kozmike dhe ajrore në landet e reja bën pjesë në degët më të fuqishme dhe më të aftat për zhvillim. Rajoni i Berlin-Brandenburgut është në rrugë të mirë që përkrah qendrave të njohura në veri dhe jug të Gjermanisë, të gjej vend si shtylla e tretë për fluturimet ajroro-kozmike. Ne duam një vend të fuqishëm për fluturimet ajroro-kozmike në Gjermaninë Lindore", theksoi Platcek.

Se si duhet të bëhet kjo, është saktësuar në një studim të kryer me kërkesë të Ministrisë Federale për Ekonnomi. Edhe pse ndërrmarrjet e degës së fluturimeve ajroro-kozmike janë shumë inovative, ato kryejnë punë shumë specifike dhe të izoluara. Andaj hulumtimet dhe zhvillimi, në gjermanisht shkurt F dhe E, në të ardhmen duhet të kombinohen më mirë, nënvizon Ditmar Stafelt, sekretar parlamentar shteti në Ministrinë e Ekonomisë:

"Rezultatet F dhe E të institucioneve gjermanolindore për hulumtime mbesin kryesisht pa efekte rajonale: marrë parasysh këtë situatë një vend industrial për fluturime ajroro-kozmike në Gjermaninë Lindore mund të krijohet vetëm nëse këtu zhvillohet teknologjia e re", sqaron Stafelt.

Ndërrmarrjet e fluturimeve ajroro-kozmike ndërkohë kanë gjetur besim në Gjermaninë Lindore. Në këtë mënyrë prodhuesi britanik i sistemeve motorike "Rolls Royce" ka investuar në landet e reja federale rreth 1,5 miliardë euro duke hapur mbi 1000 vende të reja të punës.

Një shkak për këtë është se bashkëpuntorët janë shumë produktiv. Në Dahlevitz në afërsi të Berlinit prodhohen turbinat e avionëve. Për kokë ata për ndërrmarrjen e tyre fitojnë gati dyfishin e kolegëve të tyre në Gjermaninë perëndimore.

Edhe pse kjo degë rritet nga viti në vit, Tomas Enders, president i Shoqatës federale për Industrinë gjermane të fluturimeve ajrore dhe kozmike, u tërheq vërejtjen gjermanolindorëve për një eufori të madhe.

"Por unë mendoj se ne duhet të jemi shumë të sinqertë dhe nëse duam që Gjermaninë lindore përkrah veriut dhe jugut të Republikës Federale të Gjermanisë ta bëjmë shtyllën e tretë të Industrisë gjermane për fluturime ajroro-kozmike duhet ta themi se para nesh ndodhet një rrugë e gjatë e plot sfida. Por sidoqoftë para dhjetë vitesh ne kishim vetëm rreth 1500 bashkëpuntorë në landet e reja federale. Kështu ne kemi një ngritje prej 150 përqind", thekson Enders.

Por këto plane të ardhmërisë mund të realizohen vetëm nëse në rajon do të ketë fuqi të mjaftueshme punëtore edhe në të ardhmen. Por joshja e njerëzve për në lindje dhe mbajtja e tyre atje është shumë e vështirë, thotë Thilo Braune, sekretar shteti në Ministrinë federale për komunikacion.

"Në konkurencë për kokat më të mira mund të mbijetojnë në përgjithësi vetëm rajonet e zhvilluara dhe atraktive. Të rinjët të cilët ndodhen para marrjes së vendimit për të kaluar një pjesë të jetës profesionale në landet e reja, individualisht i kushtojnë rëndësi të madhe këtyre kritereve: a gjej vlera të jetës, hapësira të përballueshme për banim në një vend ku njeriu mund ta ndjej veten mirë? A dua të krijoj familje këtu? A është kultura e duhur? A janë të mjaftueshme ofertat për aktivitete gjatë kohës së lirë, e shumë të tjera", sqaron Braune.

Andaj kryeministri Platcek premtoi se politika do të mbështes sa më mirë që të jetë e mundur ndërrmarrjet. Me infrastrukturë dhe natyrisht me shumë para.